Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane po e kthen qytetin e Tepelenës në një tjetër destinacion turistik të juglindjes së Shqipërisë.
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, ndërsa e shoqëron postimin e tij edhe me fotografi të projekteve që po zbatohen në Tepelenë.
“Pas dy dekadash rrënim e braktisje, Tepelena ka hyrë në fazën e një transformimi rrënjësor, duke u mbështetur mbi restaurimin e trashëgimisë së saj kulturore dhe rindërtimin tërësor të pjesës më të re të qytetit, të cilat përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane po e kthejnë qytetin në një tjetër destinacion turistik të juglindjes së Shqipërisë”, shkruan Kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post