Parkut të Liqenit Artificial i janë shtuar 2500 pemë të reja në pak muaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një album me fotografi në Facebook, ku shprehet se është mbjellë pema e 2.500 në parkun e liqenit për këtë vit. I shoqëruar edhe nga ambientalisti Sazan Guri, Veliaj, nëpërmjet një postimi në Facebook të dielën paradite, shprehet:
“Këtë fundjavë u mboll pema e 2.500 në park për këtë vit. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë me shoqërinë civile, pemët e këndet e fëmijëve janë të dyja bashkuese”.
“Oferta jonë transparente: shoqëria civile të mbikëqyrë punimet e matrikulojë çdo pemë tek Këndi i Lodrave, por puna do eci përpara!”, shkruan Veliaj, duke sjellë imazhe nga puna e sotme në mbjelljen e pemëve në parkun e Liqenit.
Diskutime rreth kësaj post