Maqedoni, shqiptarët në protesta kundër kryqit në Shkup
Shqiptarët në Maqedoni sot kanë dalur të protestojnë kundër ortodoksizmit të sforcuar në Maqedoni, nën presionin e policisë maqedonase.
Qytetarët shqiptarë në Shkup u shprehën se falsifikimi i historisë me simbole të krijuara artificialisht është kundër çdo vlere europjane dhe kjo nuk e ndihmon fare krijimin e një shteti multietnik.
Aksioni u rikuperua edhe nga partia politike në pushtet BDI, e cila çuditërisht është tërë këto vite në koalicion pikërisht me partinë e cila që nga fillimi i mandatit, ka intesifikuar sllavizimin e rrejshëm të Shkupit.
“Dikush mendon se me arrogancë dhe me kokëfortësi mund të bëjë çfarë të bëjë me shtetin dhe në veçanti me vendbanimet shqiptare. Ne jemi sot këtu për të thënë se me vendbanimet shqiptare nuk mund të bëjë kush të dojë çfarë të dojë. Kryqe, luana, këlshedra, arusha, dreqër, çfarë të duan, bujrum le të ndërtojnë në atë anë të urës ku e kanë bërë kopshtin zoologjik, por në këtë anë të urës do të ndërtohen objekte kulti, simbole, shenja vetëm të cilat reflektojnë kontekstin dhe kuptimin e bashkëjetesës”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Mehmeti iu drejtua policëve me porosi politike edhe në gjuhën maqedonase.
“Nuk do të lejojmë që objekte të kultit, objekte të përkatësisë fetare, përkatësisë sonë më intime të kthehen në objekte të përplasjeve politike”, deklaroi Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Protestuesve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit. Sipas tij Maqedonisë nuk i nevojiten incidente të reja.
“Kryqet i takojnë kishave, minaret tek xhamitë, as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. Këta i dëgjova që kryqi i takon edhe shqiptarëve ortodoks, por pasi janë mërzitur aq për vëllezërit tanë ortodoks shqiptarë, ata kanë nevojë të bëjnë një kishë ortodokse shqiptare dhe unë i apelojë Komunës së Butelit që të ndajë një lokacion për kishë ortodokse shqiptare”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.
Protesta i parapriu vendosjes së gurthemelit për vendosjen e kryqit, në Butel, komunë shumë-etnike dhe shumë-fetare. Nisma për vendosjen u intensifikua pas vendosjes së Shqiponjës në lagjen e Tophanës në Shkup.
Valmir Kuçi
Diskutime rreth kësaj post