Azilkërkuesi shqiptar kërcënon Holandën
Një azilkërkues shqiptar është kthyer në qendër të vëmendjes në Holandë, pasi ai kërcënoi qeverinë atje për uljen e pagesës javore që ai merrte. Emiljano Malaj, një shtetas shqiptar, tregoi se ai nuk pranonte uljen e fondit, pasi sipas tij kjo nuk mjafton për të.
Për gazetën Holandeze “Brabants Dagblad” ai tha që nëse qeveria holandeze nuk rrit fondin e tij ai do të fillojë të vjedh. Problemi qëndron tek ulja e fondit javor, pasi azilkërkuesit i sigurohet tani ushqimi. Kjo pasi ushqimi nuk duhet të blihet më nga azilkërkuesit, dhe pagesa javore është ulur nga 60 euro në 30 euro.
Holanda ka shtrënguar rregulat për azil, pasi numri i azilkërkuesve ekonomik është rritur. Edhe pse Shqipëria është konsideruar një vend i sigurt origjine, kjo nuk i ka ndalur shqiptarët për të kërkuar azil. Në muajin janar, plot 240 shqiptarë kërkuan azil në Holandë, që është shifra më e lartë mujore në 20 vitet e fundit.
Diskutime rreth kësaj post