Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në aksin Gjiri i Lalëzit-Maminas, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se mjeti tip “Citroen”, me targa AA 887 EE, është përplasur me murin rrethues të një banese dhe për pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetësia M.F. 27 vjeçe, banuese në Babrru, e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e mjetit. Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe shtetasi A.I. 30 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë po ktheheshin nga Gjiri i Lalëzit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post