Kryeministri vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin Top Story deklaroi se ligji i dekriminalizimit nuk kap asnjë deputet të Partisë Socialiste.
Ai gjatë intervistës foli edhe për ndryshimet në qeveri, të cilat i quajti një lëvizje brenda skuadrës për të mirën e vendit. Sipas Ramës, puna e ish-ministrit Cani ka qenë e mirë.
Dekriminalizimi, Rama: Asnjë deputet i PS prekur nga ligji
“Asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk preket nga ligji për dekriminalizimi. Asnjë parti nuk mund të vendos se cili është krimineli, ka ikur ajo kohë, që PD e përjeton ende. Sot kriminelin e përckakton gjykata. PS nuk ka asnjë deputet të inkriminuar. Në rastin e Deputetit Prenga ne e kemi përjashtuar në sekondë. U përfshi në një histori të shëmtuar dhe ai nuk është më anëtar i PS. Kush janë këta që krijojnë gjithë këtë zhurmë, duke thënë që e nxorre ti nga burgu për mua, apo të tjera shpifje”, tha Rama.
Ai shtoi se ligjit i janë bërë të gjitha ndryshimet që ka kërkuar PD dhe s’ka më ç’të bëhet. “PD ka dalë bllof, pasi kuptojnë se nga PS nuk ka të inkriminuar dhe po kërkojnë amendime të ligjit. Tani këta fantazojnë dhe kërkojnë argumente. Kërkesa e ktyre nuk mund të pranohet në asnjë gjykatë, pasi nuk ka sens. Edhe ligji i dekriminalizmit është ofendues, por ne e pranuam me mirëkuptim”, shtoi Kryeministri Rama.
Ai garantoi se asnjë deputet i PS nuk do jetë me i tillë, as anëtar i PS, në ras se godet edhe me një vezë. “Sa i takon zgjedhjeve të PS kam kërkuar dëshmin e penalitetit, që këta (PD), të rrinë e rehat. PD nuk po bën opozitë”, theksoi ai.
Duke folur për gykatat dhe Reformën në Drejtësi, Kryeministri Rama tha se çdo rrugë na çon te Reforma në Drejtësi. “Më akuzojnë se kam drejtësinë në dorë dhe nxora Armando Prengën dhe e risolla në kuvend. Nëse unë do kisha në dorë gjykatat në bankën e të akuzuarve do ishin Berisha dhe Basha për çështjen e 21-janarit. Pra, unë nuk kam në dorë gjykatat dhe s’mund ti kemë, prandaj duhet që të bëhet reforma në drejtësi”, tha Rama, i cili shtoi se nuk mund të bëjmë një reformë për një person, por për të gjithë sistemin.
“Nuk mund të lëvizim ne sipas orekseve individuale. Pasi kështu sot njëri thotë kështu dhe e bëjmë siç thotë ai. Nesër del dikush tjetër dhe thotë, jo kështu dhe ne prap e ndryshojmë. Jo, duhet një reformë për të gjithë dhe që i shërben të gjithëve”, sqaroi Kryeministri.
Duke iu rikthyer zgjedhjeve në partinë që drejton, Rama u shpreh se nuk kemi pasur kohë të merremi me zgjedhjet, pasi Shqipëria ka nevoja të tjera. “Edhe çështja e statutit tregon se ne me PD jemi dy botë të ndryshme. Keni dëgjuar ndonjëherë nga PD lidhur me këtë. Përgjigja ime është shumë e thjeshtë dhe më e sinqertë. Ne fituam zgjedhjet në 2013 dhe u votuam për të qeverisur Shqipërinë dhe në ato kushte, askush, as në kryesi as në grupin parlamentar, nuk pati mëndjen tek zgjedhjet në parti. Do ishte një farsë e panevojshme. Ne na doli një borxh 700 e kusur milionë dollarë. Ne se duam FMN që na doli gjithë ky borxh, por do votojmë në PS. Ska lidhje dëshira ime. Po është aq e vërtet se ne nuk kemi patur të përgatitur pjesën kur fiton zgjedhjet partia. Për ne lideri që fiton zgjedhjet është kryeministër dhe automatikisht i legjitimuar. Duhet kontestimi i liderit kur është kryeministër që të bëhen zgjedhjet brenda partisë. Pasi nuk ka kuptim”, nënvizoi Rama.
“Ne shpëtuam vendin nga një kolaps energjetik, me pasoja të mëdha financiare. Pas 18 muajsh reformave të dhimbshme jemi mbledhur për nevojën që të kthejmë sytë nga partia dhe nga riorganzimi saj, duke nisur procesin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet. Dhe të gjihtë hallkat e PS nuk ishin në rregull në afatet. Dhe tashmë duhen kthyer sytë për të hyrë në një proces hapje dhe riorganizmi të thellë të PS, për të cilën duam modelin e partisië laburist”, sqaroi kryeministri.
Ndryshimet në qeveri
Lidhur me largimin e Ministrit të Financave Shkëlqim Canit, ai tha se fjala e duhur është zëvendësim. “Fjala shkarkim është e papërshtatshme, faktikisht Ministri i Financave ka bërë një punë shumë të mirë. Gjithnjë brenda filozofis time, qeveria është një skuadrë që duhet të jetë kompakte dhe që qeveria nuk duhet të riformatohet, pashë të nevojshme për të bërë një zëvendësim, siç bëhet në ndonjë skuadër pa prishur filozofinë”, vjioi Rama.
Reformat e qeverisë, Rama: Sot do të ishim shumë më përpara nëse do ishin bërë më herët
Lidhur me reformat e ndërmarra nga qeveria, Kryeministri Rama tha se në rast se do ishin bërë këto reforma 20 vite më parë, sot shqiptarët do kishin shumë më shumë investime. “Nëse reformat do ishin bërë më herët, shqiptarë sot do ishin 60 vite përpara në shëndetësi e investime. 30 vit më përpara në bujqësi… Do ishin në arsimi shumë më shumë të kualifikuar dhe do t’ju kishim kursyer familjeve shqiptare 148 milion euro për 28 400 diploma pa vlerë. Do kishim minimalisht 250 mijë njerëz të punësuar më shumë nga mosha 25-30 vjeç dhe kjo është historia e reformave. Pse e kanë inat ministrin Beqajn këta të PD?. Pasi ai i ka hequr 70 milion dollar lobeve të ilaçeve, të cilat janë kursyer tek familjet, pra janë 30% më shumë para në xhepat e familjeve. Këto ishin në xhepa të tjerë, që ishin në konflikt me qeverinë dhe ministrin Beqaj, pra Ministri kursen, ato përfaqësojnë baltën”, tha Rama.
Konçesioni i TVSH, Rama: Do regjistrohet çdo transaksion
Duke folur për koncesionin e TVSH-së, Rama mohoi se tatimet do të mblidhen nga privati, por ky i fundit do ndihmojë në kapacitetet teknologjike të strukturës së tatimeve në vendin tonë, për të regjistruar live çdo transaksion, e jo 1-herë në 24 orë. “E vërteta është kjo, që çfarë thuhet dhe çfarë propagandohet është një maskaradë e pashembullt. Ne nuk japim në koncesion mbledhjen e TVSH. Ne duam të ndërtojmë një partneritet publik privat për të shfrytëzuar dijet dhe kapitalin e privatit, si dhe kapacitetin teknologjik të tatimeve. Në vendin tonë tatitmet administrohen nga austriakët, pra privat dhe kjo s’ka alarm. Është normale. Ne duam që këtij truri elektronik, që ne kemi vënë në punë ti shtojmë kapacitet, e ti përfshijmë një element shumë të rëndëisshëm, raportimin në kohë reale të çdo blerje që bënë gjithë secili, çka nuk e ofron sot sistemi. Rajonit tonë i mungojnë 100 miliard sipas BE-së, që nuk gjenerohen dot nga Buxheti i vendeve të rajonit, që sipas BE-së mund të gjenerohen nga partneriteti publik privat”, tha Kryeministri Rama.
Konçesioni për zonën e Spitallës, Rama: E anullova, ja arsyeja
Kryeministri Rama duke folur për akuzat ndaj vëllait të tij, tha se janë akuza të pështira. “Për tim vëlla vë dorën në zjarrë për ndershmërinë dhe njerëzillëkun e tij. Ai u shfaq në një foto së bashku me një shok të tij në një kompani kineze, që kërkonte të investonte në zonën ekonomike të spitallës. Një zonë që do krijojë punësim të madh gjatë 10-të viteve të ardhshme…Foto ishte manipulim drejtuar opinionit publik. Dhe pse kishte një të vërtet, ai shoku e kishte ftuar tim vlla për të parë disa kompani në Kinë dhe njëra prej tyre vendosi të investojë, por kjo skrijon lidhej, siç pretendon batalta. Por unë menjanuar baltën i dhashë urdhër ministrin të Ekonomisë, Ahmetaj ta anulloi koncesionin. Pasi dua të jem i qartë. Ata le të hedhin baltë, balta e tyre më bënë më të fortë”, tha Rama.
Reforma në Drejtësi, Rama: Premisa për tërmet të plotë, ska rëndësi 2/3 apo 3/5
Lidhur me Reformën në Drejtësi, Rama tha se nuk ka rëndësi 2/3-at apo 3/5-at, por rëndësi ka që janë premisat për një tërmet të plotë në sistem. “Reforma në Drejtësi, nëse është problemi 2/3 është çështje teknike, por këta duan që presidentin ta zgjedhin me 50% të votave të kuvendit, ndërsa një anëtarë të këshillit të lartë gjyqësorë me 2/3-at. Gjithësesi ky është një debat, që s’ka shumë vlerë për mua. Ne kemi premisat për ta përmbysur sistemin, për ta bërë tërmetin të plotë. Çdo gjykatës apo noterë apo avokatë që të rrinë në sistem më skaner Drafit është shkruar nga ekspertët e Euralius me një Gjerman në krye, OPDAT dhe ekspertë amerikan…”, tha Rama, i cili më pas ju drejtua kamerave duke thënë se, “Lulzim Basha është një gënjeshtar i pafajshëm, pasi ai e ka fiziologjikisht të pamundur të mos gënjej. Drafti për Reformën në Drejtësi është dakordësuar me Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe vetë Ambasadorin Amerikan. ”, nënvizoi Rama.
Rama: Ne nuk e mbajmë dot barrën e emigrantëve
Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk do ti hap dyert për emigrantët. Sipas tij, ne nuk jemi shpëtimtarët e botës. “Vendet e Bashkimit Europian ruajtën veten, duke vënë në vështirësi Gjermaninë. Të gjithë thanë ne nuk i mbajmë emigrantët, apo vunë limite, pse ne duhet të jemi kaq dashamirës. Ne nuk do të hapim kufirin, s’kemi arsye ta bëjmë këtë gjë, sepse nuk kemi as kushtet, as fuqinë dhe as delirin që mund të shpëtojmë botën. Shpresoj që nga mbyllja e kufijve, Europa të kuptojë se nuk mundet dot të vazhdojë duke ia hedhur vetvetes, ku të gjithë luajnë duke u munduar t’ia hedhin Gjermanisë, Italisë e Greqisë, që mezi mbahet në këmbë edhe vet, jo më me refugjatët.
Eshtë normale që të ishim të disponueshëm, nëse do të kishte një ndarje proporcionale të refugjatëve. Madje Maqedonia dhe Serbia kanë qenë më të gatshme, sesa shumë vende të tjera europiane. Ne nuk mund të jemi të gatshëm t’i presim të gjithë, nëse nuk marrin edhe të tjerët. Ne nuk mund të mbajmë të gjithë barrën e refugjatëve. S’kam thënë kurrë që të gjithë të mbyllin dyert dhe kufijtë, dhe të vijnë te ne. Kam qenë i gatshëm nëse secili vend do të merrte barrën e vet. Jemi në momentin kur Gjermania e ka kërkuar këtë, por unë shpresoj që të jemi në gjendje që të rezistojmë. Jemi në bashkëpunim me qeverinë italiane dhe shpresoj që të rezistojmë, sepse edhe nëse vinin këtu, nuk besoj se do të qëndronin në Shqipëri por do të synonin të kalonin për në Itali.
Diskutime rreth kësaj post