Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që u ndërpre pasi u hodh gaz lotsjellës nga bashkëpartiakja e tij dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, tha se kjo mbledhje e ishte e paarsyeshme dhe puq mbi Republikën dhe, sipas tij, për këtë arsye u ndërpre me anë të gazit lotsjellës.
Kurti bëri thirrje për protestë për të premten që nga mëngjesi, pasi ai tha se koalicioni qeverisës po mundohet ta kontrabandojë zgjedhjen e Thaçit president, të cilin ai e quajti të dështuar në funksionet e tij publike të deritanishme.
Kurti, iu drejtua gazetarëve duke iu thënë se do të ishte shumë mirë që mbledhje të ishte publike dhe të mos mbahet me dyer të mbyllura.
Duke folur para gazetarëve, ai tha se në momentin që Dërguti lëshoi gazin lotsjellës, të pranishmit përfaqësues të koalicionit qeveritar vunë maskat.
“Ishte interesante që pas gazit lotsjellës në këtë mbledhje të papranueshme për neve, filluan që të vënë maska. Këtyre njerëzve fytyrën s’ua kemi parë, por masakt ua kemi parë”, tha Kurti.
Ai tha se është e papranueshme që u njoftuan për këtë mbledhje vetëm shtatë minuta përpara se të fillojë mbledhja, kurse, pas kësaj, pasti von esë të madhe kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli.
“Mbledhja u thirr në orën 15:53, vetëm 7 minuta më parë se të fillojë. Është e padrejtë që vetëm 7 minuta para mbledhjes të njoftohemi me email”, tha Kurti tutje.
Sipas tij, Kosova ka nevojë për zgjedhje demokratike dhe që prej aty të del Kuvendi i ri, presidenti i ri, kryeministri i ri dhe të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.
Ai tha se në këtë krizë “nuk e kemi luksin të përmbushim ambicie personale të njerëzve të dështuar. Thaçi dështoi duke sjell vetëm dy njohje të vogla.”
Diskutime rreth kësaj post