Gafa e Arbi Maznikut : Tirana udhëhiqet nga Edi Rama (VIDEO)
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, ka bërë një gafë që po bën xhiron e medias online. Gjatë emisionin “Tonight”, Mazniku tha Bashkinë e Tiranës e drejton Edi Rama.
Duke debatuar me përfaqësuesit e opozitës për ndërtimin e këndit të lojërave brenda parkut të Liqenit, Mazniku tha:
“Ideja më nonsens e mundshme është që qeveria që e ka financuar projektin, ka financuar paralelisht masterplanin për gjithë liqenin, nuk do jepka lejen e zhvillimit. Se lejen qeveria e jep, Këshilli Kombëtar i Territorit i cili udhëhiqet nga Kryeministri dhe nga Bashkia e cila udhëhiqet po nga zoti Rama”.
E ndërsa në rrjet ka shpërthyer ironia për këtë lapsus, ka edhe nga ata që thonë se Mazniku thjesht u tregua i sinqertë më shumë se sa duhet. Sipas tyre, Erion Veliaj thjesht ka vulën, por vendimet për Bashkinë e Tiranës i merr Edi Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=3SeyuTfA16M
Diskutime rreth kësaj post