Ironia e Donald Lu: Kur të shoh një tufë delesh, do t’ju mendoj
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ishte i pranishëm në Prezantimin e Projektit të Përbashkët Slloveni-SHBA për Trajnimin Profesional.
Të pranishëm ishin gjithashtu edhe ministrat Klosi, Panariti e Nikolla.
Gjatë fjalës së mbajtur ambasadori Lu nuk e fshehu ironinë.
Ja fjala e plotë e ambasadorit
Kur kam mundësi të udhëtoj në Shqipëri, buzëqesh sa herë hasim një tufë delesh në rrugë. Kjo më kujton se Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore. Do të doja të mendoja se puna që kemi bërë këtu do t’i bëjë më të shëndetshme ato dele dhe do t’i ndihmojë ata që kujdesen për to të jenë të trajnuar më mire dhe më konkurues.
Ndjehem i nderuar që jam bashkë me Ministrin Panariti sot këtu, pasi di që ai është ekspert i vërtetë veterinar, përveçse një ministër i respektuar. Pres me kënaqësi të dëgjoj fjalët e tij të mençura.
Jam gjithashtu i kënaqur që jam sot këtu me Ambasadoren Stančič për të përuruar projektin e përbashkët të ndihmës ndërmjet Shqipërisë, Sllovenisë dhe Shteteve të Bashkuara. Shpresojmë që ky të jetë një partneritet i gjatë dhe i mbarë.
Kjo është një Qendër e bukur dhe e re e Trajnimit Profesional. Megjithatë nuk është ndërtesa thelbi i projektit — por studentët e saj! Një qendër e tillë, e një cilësie të lartë, do t’u japë studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë për rrijen e bujqësisë anembanë vendit.
I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm. Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj.
Diskutime rreth kësaj post