Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të planit urbanistik të kryeqytetit iu kthye protestave të shoqërisë civile në Parkun e Liqenit, duke theksuar se bashkia do të vazhdojë me planin e saj dhe nuk do të pengohet nga “pakica e zhurmshme dhe e dhunshme”.
“Dhuna nuk është mënyrë komunikimi sot. Njerëzit na kanë besuar me vota vizionin për qytetin. Nuk do të dëgjojmë një pakicë të zhurmshme dhe të dhunshme, qyteti do të ecë përpara. Jam i bindur se shumica e heshtur dhe e mençur e qytetit e do Tiranën në drejtimin e duhur. Sa të drejtoj unë qytetin e Tiranës, dhuna nuk do i imponohet ideve për qytetin”, u shpreh Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi më tej se shumë nga protestuesit vinin nga rrethet dhe nuk e dinin as ku ndodhej liqeni: “Protestuesit zbritën në Tiranë dhe pyetën njerëzit se ku ishte liqeni”.
“Ne do të vazhdojë me parkun e fëmijëve te liqeni, pasi ky qytet është i të gjithëve, përfshi edhe fëmijëve. Për parkun kemi pasur 24 dëgjesa dhe e kemi treguar atë projekt. Bëjmë prapë takime për ata që nuk ishin në dëgjesa nëse është nevoja. Në datën 1 qershor, aty nuk do të ketë kafene apo restorante. Nëse në ditën e inaugurimit do të ketë, unë jap dorëheqjen”, deklaroi Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post