Prej ditësh në media raportohej për abuzime me faturat nga Ujësjellësi i Tiranës.
Për këtë arsye, drejtori i saj, Neritan Gjojdeshi, është shkarkuar ditën e djeshme.
Lapsi.al shkruan se kjo është një fitore e Karlo Bolinos ndaj Koço Kokëdhimës.
Kjo, pasi Gjojdeshi konsiderohet si një njeri i Koço Kokëdhimës, por që kishte marrë fonde edhe në kohën e Bashës.
“Bie njeriu te UKT, një mesazh edhe për Kokëdhimën”, shkruante sot gazeta e Bolinos.
“Neritan Gjojdeshi ishte i mbrojtur nga “beu i Jugut”… një mesazh i drejtpërdrejtë drejtuar vetë Kokëdhimës, si njeriu që deri tani ka dalë si i paprekshëm.
Lidhjet mes Koço Kokëdhimës dhe Neritan Gjojdeshit janë të njohura dhe publike”, shkruan gazeta duke theksuar se “i paprekshmi” i Edi Ramës, Koço Kokëdhima, tashmë nuk është më i tillë.
Diskutime rreth kësaj post