Policia e Kosovës ka çuar me pranga në duar deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti para Gjykatës së Prishtinës. Në gjykatë ndodhen edhe deputetët e tjerë të opozitës, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit.
Të katër deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit vjeshtor të vitit të kaluar. Deputeti i VV-së, Albin Kurti është sjellë nga policia për në gjykatë pasi kishte urdhër për sjellje me detyrim. Seanca e fundit, ishte me datë 15 të këtij muaji, por ajo kishte zgjatur vetëm pak minuta.
Diskutime rreth kësaj post