Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike për kundërshtimin e projektit të Bashkisë tek Liqeni Artificial.
Protestuesit janë mbledhur para godinës së Bashkisë ku kanë hedhur në drejtim të saj vezë dhe domate.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Në protestë marrin pjesë edhe tregtarët e Tiranës të cilët kundërshtojnë taksat e reja të vendosura nga Bashkia.
Pritet që pas Bashkisë, protestuesit t’i drejtohen liqenit Artificial pikërisht në vendin ku do të ndërtohet parku i lojërave.
Diskutime rreth kësaj post