Bileta për në botën virtuale nuk do të jetë e lirë.
Kompania telefonike e Tajvanit HTC dhe Bellevue, zhvilluesi i lojërave Valve me bazë në Uashington konfirmuan të dielën se realiteti i tyre virtual Vive do të kushtojë 799 dollarë kur të lëshohet në fillim të Prillit. Kompanitë do fillojnë të marrin porosi paraprake për produktin që nga 29 Shkurti.
Ky çmimi është 200 dollarë më shumë se sistemi Rift i rivalit të tij Oculus, një njësi kjo e titanit të rrjetit social Facebook. Në janar, Oculus ishte në të njëjtën situatë me çmimin 599 dollarë të sistemit Rift, i cili ishte dukshëm më shumë se çmimi 300-350 dollarë i njësisë së mëparshme. Për më tepër konsumatorët duhet të blejnë dhe një kompjuter për lojëra më vlerë 1,000 dollarë për të fuqizuar secilin sistem.
Çmimi i Vive ishte informacioni më pak i rëndësishëm për këtë sistem i cili i ka mahnitur njerëzit me demonstrimet e veta vitin e kaluar. Realiteti virtual ka marrë interesin e njerëzve nëpërmjet aftësisë së tij për të të hedhur në një botë tredimensionale digjitale. Vive ka mundur të veçojë veten nga te tjerët duke ju dhënë mundësinë të qëndroni në këmbë dhe të lëvizni përreth një zone të kufizuar,ndërtimi më tej i një iluzioni sikur jeni nën ujë duke parë një balenë duke notuar pranë teje apo sikur jeni duke qëlluar një zekth fluturues me armën tuja laser.
HTC dhe Valve e justifikojnë çmimin e lartë duke e quajtur atë “sistem i plot”, i cili përfshin kufjet, dy stacione bazë për të zbuluar lëvizjet tuaja, kufje të vogla, një kuti lidhje për tu lidhur me kompjuterin tuaj dhe dy kontrollorë pa kabllo.
Janë dy kontrollorët që shërbejnë si duart ose armët tuaja virtuale në botën Vive, të cilat e dallojnë Vive nga Oculus. Sistemi Rift vjen me një telekomandë dhe një kontrollor Microsoft Xbox One.
Vive vjen gjithashtu dhe me një mikrofon që të lejon të përgjigjesh apo bësh telefonata ndërkohë që ke veshur kufjet.
Vive vjen me dy lojëra falas, Job Simulator nga arkivi i 2050 i Laboratorit Owlchemy dhe Fantastic Contraption nga Northway Games dhe Radial Games.
Pavarësisht çmimit të sistemit dhe nevojës për të pasur një kompjuter të dedikuar lojërash, duket se tregu i kësaj teknologjie është plot me entuziastë të teknologjisë , lojtarë dhe adoptues të hershëm.
HTC dhe Valve nuk bezdisen nga ndryshimi në çmim i Vive dhe Rift.
Diskutime rreth kësaj post