Partia Demokratike ka organizuar një protestë të paralajmëruar përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të shërbimeve.
Por ndërsa këshilltarët e djathtë ishin duke folur një e nga një një i moshuar i revoltuar, iu shkëput turmës dhe u ngjit në foltore duke i rrëmbyer njërit prej të djathtëve mikrofonin duke u ngjitur në foltore.
Pavarësisht kundërshtimit nga të djathtët ai ka mundur të flasë.
“Të themi të vërtetën, Sala e ka patur këtë vend për 23 vjet. Mjaft më”, tha i moshuari i revoltuar ndërsa këshilltarët e djathtë fill pas kësaj, e kanë larguar nga foltorja.
Diskutime rreth kësaj post