Kandidatja presidenciale demokrate amerikane, Hillary Clinton fitoi dje primaret në Nevada ndaj rivalit të saj kryesor Bernie Sanders duke marrë mbi 52,1 për qind të votave, ndërkohë që kandidati tjetër mori 47,8 për qind të tyre.
Clinton fiton kështu garën e tretë të primareve dhe kryeson 2-1 ndaj Sandersit, thënë ndryshe bashkëshortja e ish-presidentit Bill Clinton ka fituar me diferencë të vogël edhe në Iowa dhe ka humbur ndjeshëm në New Hampshire.
Kjo fitore përbën një sukses të madh për Clintonin, në një shtet ku diferencën e bën vota e minoriteteve sidomos ai latin.
Ndërkohë, më 1 mars, e quajtur ndryshe Super e Marta, do të votohet në 12 shtete.
”Kjo fitore është juaja. Faleminderit”, iu drejtua Clinton mbështetësve të saj nëpërmjet Twitter-it.
Diskutime rreth kësaj post