Avokatët nga i gjithë vendit do të vijojnë sot protestën e tyre kundër rritjes së pagës së referencës. Siç mësohet, kësaj radhe protesta nuk do të jetë një ditore, por ajo do të zgjas deri në 48-orë.
Kjo protestë siç është paralajmëruar nga Dhoma e Avokatëve vjen si reagim ndaj rritjes së pagës së referencës dhe për rrjedhojë dhe të masës së taksimit. Më herët avokatët protestuan duke bojkotuar vetëm me një ditë punën, por sot, kjo protestë do të zgjas tre ditë, duke bllokuar seancat gjyqësore. Në gjykata u zhvilluan vetëm seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.
Burime nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve, sqarojnë se ky institucion pritet t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese ku do të kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë. Në grevën e parë u përfshinë të gjithë shkallet e gjyqësorit dhe greva u shtri në të gjithë vendin.
Lidhur me këtë vendim të Gjykatave, Ministria e Drejtësisë apo Gjykatat nuk kanë tagër të ndërhynë, pasi Dhoma e Avokatëve është një institucion privat, që nuk ka asnjë lloj varësie nga institucionet e sipërcituar.
Diskutime rreth kësaj post