Në protestën e sotme të organizuar kundër këndit të lojërave që do të ngrihet tek Liqeni Artificail, janë shfaqur dhe personazhe të njohur të Partisë Demokratike. Jamarbër Malltezi, sekretar i Partisë Demokratike, apo siç njihet ‘superdhëndri” i Sali Berishës, ishte në protestë dhe dilte hapur përpara kamerës.
Një tjetër personazh jo pak i njohur është Altin Goxhaj, ish – drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në kohën që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha dhe tani anëtar pranë kësaj partie. Shpeshherë ai ka organizuar protesta të ndryshme kundër Partisë Socialiste gjatë kohës që ishte në opozitë. Pasi i shërbeu demokratëve, u bë pjesë e qeverisjes dhe për disa kohës bëri pushim duke ia dorëzuar lëvizjen Zgjohu një tjetër të besuari të tij.
Ndërkohë Malltezi, që sot mbron shoqërinë civile është arkitekti dhe lejuesi i dhjetëra ndërtimeve në Tiranë. Ai është përgjegjës për hartimin e Strategjisë së Ndikimit në Mjedis dhe që legjitimon të gjitha ndërtimet që bëhen sipas Planit të Përgjithshëm Vendor të miratuar në vitin 2013.
Diskutime rreth kësaj post