Regjisori italian, Gianfranco Rosi fitoi çmimin ”Ariu i artë” me dokumentarin ”Zjarr në det” (”Fuoco a mare”), që trajtonte krizën e refugjatëve që ka prekur ishullin italian Lampeduza.
Kjo fitore përfaqëson të parën në llojin e vet, kur një dokumentar del mbi të gjithë filmat në një festival.
Pas më shumë se 60 vitesh, një gjë e tillë ndodhi në festivalin e filmit ”Berlinale”.
Ky dokumentar është pjesë e një numri të madh filmash të shfaqur në këtë festival që kishin si temë çështjen e migrantëve në të gjithë botën.
“Mendimi im më i thellë shkon te ata që nuk e përfunduna kurrë udhëtimin e tyre të shpresës”, deklaroi Rosi.
Diskutime rreth kësaj post