Vrima e zezë më e madhe e zbuluar ndonjëherë
Në kraharorin e galaktikës jeton një gjigant që fle, edhe pse në pamje i heshtur.
Bëhet fjalë për një tjetër galaktikë e pozicionuar 300 milionë vite dritë larg Tokës, transmeton Shekulli njoftimin. Në zemër të saj gjendet një nga vrimat e zeza më të mëdha të zbuluara ndonjëherë. Ky gjigant ka madhësinë e pothuajse 21 miliardë herëve më të madhe se Dielli.
Për të dhënë një ide më të qartë, duhet menduar se po të ishte në vend të yllit tonë “Horizonti i ngjarjeve” (kufiri në të cilin gjithçka, ku edhe drita thithet nga rëndesa e forcës së gravitetit) do të ishte vendosur në një largësi 15 herë më të madhe se orbita e Neptunit, 150 miliardë kilometra nga qendra.
Megjithatë ai ka ndalur së përpiri yje prej kohësh tashmë, gjë të cilën e bëri derisa plotësoi rrethin e rritjes rreth vetes. Edhe pse me përmasa gjigante, nuk është mundur të shikohet në mënyrë direkte pasi e pengon drita. Masa e tij e llogaritur në mënyrë indirekte është arritur nga shpejtësia e lëvizjes së yjeve që lodrojnë përqark galaktikës.
Diskutime rreth kësaj post