Cat S60, telefoni i parë inteligjent me kamerë termike
CAT S60 është më shumë se një telefon inteligjent – është një mjet profesional. Ai është telefoni i parë inteligjent që përmban një kamerë termike. Telefoni mund të masë temperaturën e objekteve nga 15 metra deri në 30 metra larg, madje mund të shohë edhe përmes tymit. Pajisja mund të përdoret nga zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit në një ndërtesë që ka marrë flakë. Kamera termike shfaq ideo termike me rezolucion 80 x 60 pikselë.
CAT S60 ka ekran 4.7 inç me rezolucion 720 pikselë, procesorin Snapdragon 617 me 3GB RAM dhe 32 GB hapësirë të brendshme. Telefoni është i papërshkueshëm nga uji. Ai mund të qëndrojë në një thellësi uji prej 5 metrash. Ekrani i telefonit mbrohet nga xhami Gorilla Glass 4 me madhësi 1 mm (telefonat normal kanë ekran me madhësi 0.4 mm). Ekrani me prekje funksionon edhe me doreza.
Pajisja ka bateri me kapacitet 3,800mAh, e cila do të zgjasë për një ditë të tërë. Kamera parësore e telefonit është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 5 megapikselë. Telefoni operon me sistemin Android 6.0 Marshmallow dhe ofron rrjetin 4G LTE.
Diskutime rreth kësaj post