Arben Ristanit i është bërë një surprizë nga të rinjtë e FRESSH.
Sic duket edhe në video, të rinjtë e forumit të PS në Lezhë, i kanë dërguar atij me postë një shishe me raki lezhjane.
Kjo “dhuratë’ vjen në përgjigje të akuzave që PD përmes Ristanit ka bërë për ish deputetin e ps në Lezhë, Arben Ndoka.
“Raki rrushi lezhiane! Po ju dërgojmë këtë shishe me raki dhuratë si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin tuaj si një njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Konsideroje këtë shishe me” ujë të bekuar” si një ilaç kundër bëlbëzimit tënd në parlament. Ftojmë të gjithë të rinjtë e Shqipërisë që ti bashkohen nismës tonë” dhuro një shishe raki për Arben Ristanin“shkruhet në letrën që ata i kanë dërguar Ristanit, shkruan Shqiptarja.com.
Në disa deklarata të mëparshme, ata i janë përgjigjur Ristanit se do ta mbajnë Ndokën në struktura, edhe sikur Ristani të shterojë gjithë rakinë e Shqipërisë, teksa në tjetrën e kërkonin opozitës ta izolonte Ristanin sepse ngeli mejhaneve. Sot bashkë me rakinë, Ristanit i kanë dërguar dhe një letër.
https://www.youtube.com/watch?v=pHVjnYti98U
Diskutime rreth kësaj post