Portugalia u propozoi vendeve evropiane ku presioni migrator është më i madh, për të akomoduar deri në 5 800 refugjatë më tepër sesa kuota e përcaktuar prej 4 500 tashmë të regjistruar, bënë sot të ditur burime qeveritare.
“Këtë javë ne ua dërguam këtë propozim në formë të shkruar, Greqisë, Austrisë, Italisë dhe Suedisë duke i drejtuar të njëjtën ofertë edhe Gjermanisë, në fillim të muajit shkurt, gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit socialist Antonio Costa”, saktësoi një zyrtar i ekzekutivit
“Portugalia ka një vijë të rëndësishme detare, por nuk ka të njëjtin presion migrator sa këto vende. Me frymën e solidaritetit, ne jemi të gatshëm për të mirëpritur një kontigjent më të madh refugjatësh”, shtoi ai.
Ky propozim është kryesisht i kufizuar për rreth 2.000 studentë në universite dhe 800 në arsimin profesional, si dhe 2 500 deri në 3 000 refugjatë të kualifikuar në profesione si në bujqësi dhe në kujdesin e pyjeve.
Diskutime rreth kësaj post