Papa Françesku akuzoi kandidatin republikan amerikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, se nuk është i krishterë, pikërisht për shkak të thirrjes së tij për të ndërtuar një mur me Meksikën.
”Një person që kërkon të ndërtojë mure, kudo qoftë ai, dhe jo ura, nuk është i krishterë”, deklaroi papa Françesku.
Deklarata e ashpër e kreut të Selisë së Shenjtë kundër manjatit të pasurive të paluajtshme vjen edhe për shkak të mbështetjes së këtij të fundit për dëbimin e rreth 11 milionë emigrantëve pa dokumente qëndrimi në SHBA.
Sidoqoftë, duke u vetëkonsideruar “një i krishter krenar”, Trump fajësoi krerët e Meksikës për fjalimin e Papës duke e quajtur atë “të turpshëm”. Sipas pretendimeve të këtij të fundit, Meksika dërgon vetëm përdhunues dhe kriminelë në SHBA.
Ndërkohë, Dan Scavino, një prej këshilltarëve kryesorë për median i Trumpit, u kundërpërgjigj në Twitter për deklaratën e Papës.
”Komente të çuditshme nga papa duke patur parasysh se Vatikani është 100 për qind i rrethuar nga mure masive”, shkruajti Scavino në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post