Kryeprokurori Adriatik Llalla mbështeti sot draftin e propozuar nga Qeveria për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe pse prezantoi prezervat e tij për këtë.
Në fjalëne tij, në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme u shpreh se organi akuzës është njohur me draftin e propozuar nga qeveria dhe ka nxjerrë konkluzionet e tij.
Sipas Kryeprokurorit Llalla, Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin.
Duke folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, ai ritheksoi se qëndrimi i tij është në përputhje me deklaratën e Unionit te Prokurorëve. “Prej shumë vitesh, ka ekzistuar dualiteti, shpesh herë i papërligjur, mes Prokurorisë dhe Policisë. Siç po vlerësohet, ky lloj dualiteti nuk ka qenë i lidhur vetëm me vullnetin e personave që ushtrojnë funksionet në Prokurori apo në Polici. Tashmë problemi kryesor është konstatuar se ekziston ne kuadri ligjor, për të cilin po punohet për ta përmirësuar. Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”, nënvizoi Llalla.
Në fjalën e tij, Prokurori Llalla tha se lufta ndaj krimit të organizuar dhe shpejtësia hetimeve janë thelbësore në punën e Prokurorisë dhe veçanërisht, asaj të Krimeve të Rënda, që ka në kompetencën e saj pikërisht krimin e organizuar, trafiqet etj. “Prokuroria e Krimeve të Rënda heton një pjesë delikate të veprave penale që ndodhin. Ky organ prek drejt për drejtë sigurinë dhe rendin dhe për këtë arsye hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe i saktë. Angazhimi i prokurorëve duhet të jetë maksimal dhe ka shumë rëndësi që në bazë të provave të vendoset dhe konfiskimi i pasurisë”, tha Llalla.
Kryeprokurori tha se njësia antikorrupsion ka numëruar pak referime. “Vijon të jetë ende fakt se numri i referimeve në këtë njësi është shumë i ulët, por drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, drejtuesi i Njësisë dhe drejtorët në Prokurorinë e Përgjithshme do të aplikojnë disa mekanizma alternativë që do t’i diskutojmë në vijim, me qëllim forcimin e efikasitetit të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe në sistemin e drejtësisë.”, theksoi ai.
Në vijim të fjalës së tij, Kreu i Prokurorisë Llalla hetime të shpejta të sakta dhe transparente. “Puna jonë ka ende nevojë për përmirësim, por është e rëndësishme të rrisim shpejtësinë. Prandaj, po përsëris kërkesën themelore që u është drejtuar të gjithë Prokurorive në Shqipëri. Është shumë e nevojshme të rritet shpejtësia e hetimeve”, theksoi Llalla
“Po ashtu, prokurorët pranë kësaj Prokurorie duhet të rrisin aftësitë e tyre për të shfrytëzuar maksimalisht çdo informacion për veprimtari kriminale, që të nisen në çdo rast të hetime pro aktive, si për krimin e organizuar, ashtu edhe për korrupsionin”, vijoi Kryeprokurori Llalla.
Diskutime rreth kësaj post