Dalin për të protestuar për taksat e vendosura për hapësirat publike ata që nuk kanë lidhje me to. Disa protestues ishin mbledhur sot në orët e para të mëngjesit pranë Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar taksën e vendosur për hapësirat publike.
Ajo që vihej re ishte se mungonin ata të cilët e paguajnë këtë taksë dhe në të ishin njerëz të afërt të Partisë Demokratike, që hiqen si pjesë e shoqërisë civile.
Në këtë protestë, shihet qartë Sajmir Zylfo, shoferi i Florenc Hoxhës, ish – Drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili njihet për njeri i afërt i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Gjithashtu një tjetër person i lidhur me zyrtarë të PD është Endrit Breçani, nipi i ish- zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe që më parë ka qenë i punuar me pozicion shef sektori në Bashkinë e Tiranës.
Një tjetër personazh që është midis protestues, Besjan Pesha, i cili ka punuar si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, sot shfaqet si person që shqetësohet për taksën e hapësirës publike.
Pyetja është: Çfarë interesi kanë këta persona që nuk janë as biznes as shoqëri civile?
Diskutime rreth kësaj post