Gjinjtë kanë qenë një nga temat më të përfolura në vitin 2015, që nga nxitja për miratimin e gji dhënies në ambient publik e deri tek femrat e guximshme qe i kanë mbijetuar kancerit duke festuar me tatuazhe të bukura në areolë.
Ja disa nga pyetjet më të frekuentuara rreth gjinjve:
Pse gjinjtë na duken si shkëmbinj të rëndë para ciklit menstrual?
Është si pasojë e rritjes së hormoneve, estrogjenit dhe progesteronit që ju përjetoni 1-2 javë para ciklit tuaj. Nëqoftëse vuani nga sindroma paramenstruale, ka gjasa të keni simptoma të ekzagjeruar të gjinjve. Gjatë kësaj periudhe ju duhet të largoni kafeinën, duhanin dhe medikamente të caktuara sepse mund të rrisin efektet anësore.
Pse na dalin qime të caktuara në thithat tona? Nuk keni nevojë të shqetësoheni. Gjatë fazave të ndryshme të jetës dhe ndryshimeve hormonale, rritja e qimeve rreth thithave konsiderohet normale. Areola në mënyrë natyrale ka folikule të qimeve dhe thjeshtë disa femra janë më të prirura për këtë se disa femra tjera.
E dimë se shumica e femrave nuk e kanë të njëjtën madhësi të gjinjve…Por, a ekziston ndonjë arsye?
Pjesët e trupit që janë çift nuk janë asnjëherë saktësisht të njëjta në pamje apo pasqyrë e njëri-tjetrit. E ndryshmja është mëse normale.
Pse na paraqitet ndonjëherë kruarje rreth thithave tona?
Normalisht, thithat nuk duhet të kenë ndjesinë e kruarës, por ka raste kur mund të paraqitet kjo dukuri, sidmos gjatë ndryshimeve sezonale. Lëkura e thatë apo e dëmtuar mund të shkaktojë kruarje. Ekzema është gjendje jonormale e lëkurës e cila shkaktohet në zona delikate duke e bërë vendin të thatë, me lëvore dhe të kuqe. Ekzema në thithat mund të ndodh kryesisht gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Për ta parandaluar këtë, përdorni vaj kokosi, krem hidratues apo edhe balsam për zbutjen e thithave.
Çfarë e shkakton varjen e gjinjve – përveç peshës së gravitetit? Të themi shkurt, mirëmbajtje e dobët=gjinj të varur. Duhet të keni kujdes në mbajtjen e sytjenave, nga ato të përditshme që ofrojnë mbështetje për aktivitete ditore e deri tek sytjenat sportive gjatë stërvitjes.
A paraqet deodoranti rrezik serioz për kancerin e gjirit?
Ndoshta keni dëgjuar mite mjekësore se përdorimi i deodoranteve me përbërje alumini, bllokon gjëndrat e djersës dhe kanalet në indin e gjirit, duke ndryshuar qelizat normale me ato kanceroze. Por, mos u shqetësoni, nuk ka ndonjë konstatim të sigurt se deodorantet mund të risin rrezikun për kancer të gjirit.
Sa shqetësuese mund të jenë gungat në gjinjtë tanë?
Gungat e gjirit janë të zakonshme dhe mund të prekin 8 nga 10 femra, ndër të cilën shumica prej tyre nuk janë kanceroze. Sa i përket analizimit të gungave, duhet ti kushtoni rëndësi ciklit tuaj menstrual. Nëse ju paraqiten gunga para ciklit, me shumë gjasë do të ju zhduken pas mbarimit të ciklit. Gjatë kësaj kohehormonet shkaktojnë ndryshime duke krijuar cista beninje të cilat janë krejtësisht të padëmshme.
Por, mund të ketë raste kur këto gunga janë me rrezik. Në raste të tilla kontaktoni mjekun tuaj për diagnostifikimin e mëtutjeshëm.
Sa shpesh duhet të bëjmë vet-ekzaminime në gjinj?
Së pari, duhet të njihni mirë trupin tuaj. Sa po të familjarizoheni me gjinjtë tuaj, ju mund të analizoni dhe vëreni ndryshimet jonormale. Koha më e përshtatshme për të kontrolluar gjinjtë tuaj? Gjatë javës së parë të ciklit tuaj, kur efektet hormonale tek gjinjtë janë më të ulëta.
Në çfarë moshe duhet të bëjmë mamogramin e parë?
Mamografia duhet bërë një herë në vitë, duke filluar nga mosha 40 vjeçare. Faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit janë:
· Numri i të afërmve me kancer të gjirit
· Cikël menstrual para moshes 12 vjeçare
· Shtatzëni e parë pas moshes 30 vjeçe
· Biposi të mëparshme të gjirit
· Nëse keni pasur para kancer të gjirit
· Prania e hyperplasia atipike
· Konsum i tepërt i alkoholit
· Mungesë e aktivitetit fizik
Çfarë gjëra pengojnë shëndetin e gjinjve tanë?
Fajtorët më të mëdhenj: nivelet e ulëta të vitaminës D, konsumi i lartë i yndyrave dhe mishit, gjalpi dhe qumështi me ushqime të skuqura, konsumi i tepërt i alkoholit, trashësia, inaktiviteti fizik.
Çfarë mund të bëjmë për ta zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit? Gjërat më të rëndësishme që mund të bëni janë:
· Hani një dietë ushqyese të shëndetshme dhe me bazë bimore
· Kufizoni sasinë e alkoholit
· Ushtroni rregullisht
· Kontrolloni peshën tuaj.
Diskutime rreth kësaj post