Deputeti Eduart Ndocaj ka artikuluar akuza te ashpra në fjalën e tij në Kuvend për planin e saj të rregjistrimit të emigrantëve.
Ndocaj vecoi rastin e Konsullatës së Milanos, ku sipas tij nuk u ofrohet shërbim emigrantëve shqiptarë pa paguar para përmes sekserëve.
“Çfarë rregjistrimi kërkoni? Na tregoni shërbimet? Cilat shërbime? Të konsullatës së Milanos që s’të jep asnjë shërbim pa i dhënë 10 euro? I kam denoncuar publikisht dhe asnjë masë nuk është marrë. Rrinë 20 sekserë jashtë konsullatës së Milanos”, tha Ndocaj.
Nderkohe qe drejtuesja e seances i terhoqi vemendjen per mbarimin e kohes se fjales, Ndocaj ka theksuar: “Ju talleni me emigrantët”.
Fjala e Ndocajt u duartrokit nga shumë deputetë të pranishëm në Kuvend.
Diskutime rreth kësaj post