Regjistrimin e tij e pati shqetësim ndaj Eduard Ndocaj nuk lëvizi nga foltorja e Kuvendit edhe pasi iu ndërpre fjala nga nënkryetarja Valentina Leskaj.
E mori fjalën pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për ligjin e regjistrimit te shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Kur koha në dispozicion i përfundoi Ndocaj nuk u largua nga foltorja dhe qëndroi një kohë të gjatë, duke e detyruar Leskajn që t’i jepte edhe një minutë kohë për të mbaruar, këtu ndihmoi dhe opozita, e cila insistoi që Ndocaj të vijojnte fjalimin.
“Ku të regjistrohem. Unë nuk jam emigrant, jam qytetar shqiptar dhe jam regjistruar një herë në Shqipëri ku kam lindur dhe kam 23 vjet që pres të votoj jashtë vendit, u shpreh Ndocaj, duke denoncuar radhët e gjata në Konsullatën e Shqipërisë në Milano.
Por, kohën e zgjatur e kërkoi dhe për një tjetër shqetësim. Ai akuzoi kolegët e tij në Parlament se i kanë tradhëtuar emigrantët. Duke iu drejtuar parlamentarëve me fjalët “deputetë mielli”, Ndocaj kërkoi që të ketë një reagim në lidhje me kërcënimin me jetë që ka marrë nga njerëz të partisë së tij, ndërsa drejtuesja e seancës i preu fjalën.
Diskutime rreth kësaj post