“Sot është dita më e bukur e historisë së Kosovës , pasi përkujtojmë përkushtimin për lirinë dhe zhvillimin e vendit , për demokracinë që ndërtohet çdo ditë dhe për paqen”, theksoi sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në fjalën e mbajtur në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të Policisë të organizuar në kuadër të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa e autoritete të larta të shtetit, Presidentja Jahjaga tha se ” ne duhet të ndryshojmë të ardhmen, por jo me forcën e grushtit “.
“Kosova është dhimbja e krenaria jonë, amaneti i gjeneratave të tëra që i kujtojmë më respekt të thellë, sepse kanë sakrfikuar për këtë ditë të sotme, të nisur me dekada të tëra”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja Jahjaga tha se “Kosova është një realitet i pakthyeshëm një paqe e fituar pas një lufte të gjatë dhe te rëndë një liri për të cilën ëhstë sakrifikuar , një miqësi e përjetshme me SHBA që kanë qëndruar kaq pranë nesh në secilën kapitull të shtetndërtimit tonë”.
“Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, një forcë e pazëvendësueshme e fqinjësisë, garantuese e paqes për të gjithë, që hap rrugën e integrimeve”, deklaroi Jahjaga.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa theksoi se “kjo ditë është kurorëzim i aspiratës për liri, pavarësi e demokraci”.
Diskutime rreth kësaj post