Monumenti NEWBORN, i njohur si simbol i pavarësisë, i vendosur në kryeqytetin kosovar, ashtu si çdo vit edhe në 8 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë ka ndryshuar dizajn.
Autori i monumentit , Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se edhe këtë vit, sikurse vitet e tjera ka ndihmuar vullnetarët për një pamje të re të NEWBORN.
NEWBORN është një monument skulpturor dhe historik, ashtu si edhe atraksion turistik në Prishtinë, i cili është zbuluar në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008.
Monumenti përbëhet nga fjala NEWBORN me shkronja të mëdha, që në atë kohë ishte ngjyrosur me ngjyrë të verdhë, ndërkohë që çdo vit ai ka ndryshuar pamje.
Diskutime rreth kësaj post