Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, ka uruar popullin kosovar, autoritetet e larta të vendit dhe personalitete e shquara të tij në 8-vjetorin e Pavarësisë.
“Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndërroni për më shumë”, shkruan Majko në një mesazh në Facebook.
“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen. Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente”, citohet urimi i ish-kryeministrit Majko.
Diskutime rreth kësaj post