Kremat për anti-rrudha, klinikat e kirurgjisë plastike dhe artikuj të ndryshëm që thuhet se ju ndihmojnë për t’a larguar lëkurën tuaj të padëshirueshme dhe rrudhat e tepërta, është thjesht obsesion dhe shpresa të parealizueshme për t’u dukur më të rinj, transmeton lajmi.net.
Ne i largojmë nga koka edhe qimet ngjyrë gri, që shpeshherë e harrojmë të vërtetën për to. Sa më shumë t’i heqim nga koka, aq më tepër do të hapen qelizat për të dalë qime të reja. Mos harroni që bukuria e vërtetë është tek natyraliteti dhe flokët e thinjura. Shpeshëherë tentojmë të dalim nga vetëvetja vetëm për t’u dukur të bukur në publik, duke harruar që të jesh vetëvetja është gjëja më e rëndësishme në jetë.
E vërteta është se bukuria nuk është në lëkurën dhe dukjen tonë. E vërteta është vlera jonë si nënë, si bashkëshorte, motër apo kolege, si njerëz që të mos ndikojë arsyeja që dukemi të vjetër apo të rinj.
E vërteta është e fshehur thellë në linjat e buzëqeshjes sonë dhe dëshirës për të jetuar.
E vërteta është tek linjat tona që i posedojmë edhe nëse kemi kilogramë të tepërt.
E vërteta është se rrudhat do t’i kemi herdokurdo, sepse mosha është ajo që i sjell dhe nuk ka asnjë produkt që mund të na ndihmojë ta luftojmë pleqërinë.
Kujdesi ynë i veçantë ndaj dukjes sonë të jashtme vetëm shkatërron për më tepër, u’a lehtëson artikujve që lëkura jonë të prishet më shpejtë.
E vërteta është se plakja është mënyrë e perfeksionit të lëkurës që vetvetiu krijon butësinë e saj. Prandaj pamja që ne kemi duhet të jetë gjithmonë e mjaftueshme për ne.
Diskutime rreth kësaj post