Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se, Edi Rama ishte sot në Kavajë, me Elvis Roshin, një nga subjektet kryesore të dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombëtarët dhe ligjin e miratuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha ironizon takimet e kryeministrit Rama në Kavajë ku ishte i pranishëm në turin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste.
Kryetari i PD-së, Basha në një status të tij në Facebook, pasditen e sotme shprehet se “Edi Rama krah për krah me Roshin e Kavajes, një nga subjektet kryesore të dekriminalizimit, duke sfiduar ndërkombetarët dhe ligjin e miratuar.
Pas vizitës dhe mesazheve të sekretarit Kerry, po i jep gajret një nga personave me rekorde kriminale të promovuar prej tij që t’i përdore përsëri. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të mbyllë çdo penxhere dhe vrimë për ta dhe shefin e tyre”, shkruan Basha .
Diskutime rreth kësaj post