“Fjalori politik shqiptar, një turp kombëtar” . Me këto fjalë nis një kabllogram i dërguar më datë 24 dhjetor 2009 në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zv.
Ambasadorja Debora Xhons dhe flitet për situatën e tensionuar në parlament dhe jashtë tij.
Më poshtë pjesë nga ky kabllogram i zbuluar nga Wikileaks, botuar nga DITA:
Titulli: Përshtypje nga Tirana
Dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 24 dhjetor 2009
Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit
Autori: Zv. Ambasadorja Debora Xhons
“Javët e fundit shtëpitë e shqiptarëve u pushtuan përmes TV-ve nga lumenj sharjesh dhe tonesh të ashpra nga të dy krahët e politikës. Nisi nga goja e vetë kryeministrit dhe vazhdoi me liderin e opozitës duke pasuar nga zyrtarë të lartë të të dy krahëve, të cilët zbatonin urdhrat e marra.
Shoku i pësuar nga çdo shqiptar, përfshirë këtu edhe stafin e ambasadës, i dha jetë idesë për të mbledhur disa fjalë kyçe nga terminologjia e pafund që është përdorur.
Edhe pse këto fjalë janë transmetuar gjerë e gjatë këto ditë, edhe vetë shkruesi i këtyre rreshtave është tronditur aq shumë nga procesi sa u detyrua ta mbyllte vetëm me këto dy paragrafë.
Shprehjet e përdorura nga kryeministri Berisha drejt kreut të PS-së, Edi Rama:
“Ne do përdorim pincat e ligjit për të shkulur çdo dhëmb opozitës… Mafiozë… Krerët e kupolës së mafias shqiptare… Kokëdhia… I paaftë mendërisht… Ke rrahur gruan”.
Shprehje të përdorura nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të PS-së drejtuar kryeministrit Berisha dhe anëtarëve të PD-së:
“Ne do përdorim grushtin tonë për ti thyer dhëmbët një nga një qeverisë…. Makut dhe injorant… Gjel që qëndron në krye të pirgut të plehut… Duçja shqiptar… Stalin… Kloun… Kryeministër pervers… Qeni më i shquar i gjuetisë i Enver Hoxhës…”/Dita
Diskutime rreth kësaj post