Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se në takimin me Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry, në fokus të bisedimeve ishin ligji i dekriminalizimit, Reforma në Drejtësi dhe zgjedhje, duke theksuar se, thelbi i reformave është konsensuesi politik.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Paloka i ftuar në një emision në News 24, pasditen e së hënës rreth vizitës së Sekretarit amerikan i Shtetit, John Kerry në Tiranë, tha se “takimi me liderin e opozitës ishte një vlerësim i madh për opozitën dhe Partinë Demokratike, pasi, në fokus të bisedimeve ishin ligji per dekriminalizimin, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet”.
“Ne gjetëm mbështetje të plotë në bisedimet me Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry, dhe duke nisur nga dekriminalizimi ndihemi krenar sepse u inicua nga opozita me partnerët europian dhe amerikanë, tha Paloka duke vijuar se “për reformën në drejtësi pati dakortësi të plotë, pasi kjo reformë do të godasë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Ajo që u bisedua dhe u ra dakort, ishte se kjo reformë duhet të bazohet në parimet e Komisionit të Venecias”. Po ashtu, Paloka shtoi se. “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte në fokus të bisedës dhe per kete ramë dakort dhe ishim në koherencë të plotë”. Thelbi i takimit ishte reforma në drejtësi, tha ai, duke vijuar se “për ne nuk kanë rëndësi afatet por parimet . Por ende nuk dimë se kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga qendrimi i tij apo do të bashkohet me qëndrimin që kemi ne për reformën në drejtësi që të luftojmë korrupsionin në administratë dhe deri te zyrtarët e lartë sepse korrupsionin nuk e bënë opozita por qeveria ”. I pyetur për Byronë Kombëtare të Hetimit, Paloka tha se “ rëndësi ka konsensusi i cili mbetet thelbi i kësaj reformës gjë e cila u theksua me Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry”.
Diskutime rreth kësaj post