Që nga kohërat e lashta, qumështi i gjirit është njohur si gjëja më e mirë që nëna mund t’ia jep fëmijës së saj.
Doktorët, prindërit, shkencëtarët, që të gjithë duket se e dinë se ky qumësht është shumë i domosdoshëm për foshnjat, pasi që zgjidh pothuajse të gjitha problemet e tyre.
Por, kjo nuk përfundon këtu. Qumështi i nënës në fakt përshtatet vetvetiu për nevojat e foshnjës gjatë muajve të rritjes së saj, shkruan Gazeta Express.
Katie Hinde, një biologe evolucioniste, hodhi dritë mbi shkëmbimin e mahnitshëm në mes të thithës dhe foshnjës, duke shpjeguar saktësisht se për çfarë ka nevojë foshnja.
Sipas Hinde, kur një foshnje thithë gjirin e nënës së saj, krijohet një vakum. Brenda këtij vakumi, pështyma e foshnjës thithet nga thitha e nënës. Receptorët në gjëndrën e qumështit të nënës e lexojnë këtë pështymë si sinjal.
Më pas, thitha e analizon këtë pështymë e cila përmban informacion në lidhje me statusin imun të foshnjës. Kështu, nëse receptorët e gjëndrës së qumështit zbulojnë praninë e patogjenëve, ata e detyrojnë trupin e nënës për të prodhuar antitrupa për t’i luftuar ata.
Antitrupat e prodhuar, udhëtojnë nëpërmjet qumështit të gjirit në trupin e foshnjës, ku synojnë infeksionin. Kjo vazhdon të ndodh çdo herë në bazë të nevojës së foshnjës, që do të thotë se qumështi i gjirit vazhdon të bëjë ndryshime në përputhje me rrethanat.
Kjo teori hedh dritë mbi mënyrën se si magjia e qumështit të gjirit funksionin dhe sa është i rëndësishëm ai për foshnjën. /Gazeta Express
Diskutime rreth kësaj post