Sevilla do të sfidojë Barcelonën për trofeun e Kupës së Mbretit. Skuadra e Emery është finalistja e dytë e këtij kompeticioni, pasi arritën të ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë ndaj Celta Vigos.
Ndeshja e parë përfundoi 4-0 për Sevillan, ndërsa sfida e së enjtes mbrëma u mbyll në barazim 2-2. Deri në minutën e 55 të ndeshjes Celta kishte krijuar një epërsi prej dy golash duke lënë të hapur mundësinë për ndonjë mrekulli.
Mirëpo, Banenga në të 57-n shënoi për 2-1 për të qetësuar të tijtë, të cilët sërish përjetuan ankthin në minutën e 60, kur gjyqtari akordoi penallti për vendasit.
Guidett shpërdoroi mundësinë për të çuar shifrat në 3-1, duke i dhënë mundësinë Konoplyankas që të barazojë në minutën e 87. Në fund të ndeshjes, për shkak të sjelljeve jo sportive u përjashtua nga loja Steven N’Zonzi i Sevillas.
Finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas do të luhet më 21 maj, por deri atëherë këto dy skuadra do të përballen në javën e 26-të të La Ligas më 28 shkurt.
Diskutime rreth kësaj post