Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se Këshilli Bashkiak i Pogradecit kaloi sot në unanimitet Paketën Fiskale ku parashikon uljen e taksave kryesisht nga 10 deri në 30 %.
Kryetari i PD-së, Basha, duke marrë shkas nga vendimi i sotëm i Këshillit Bashkiak Pogradec për uljen e taksave, e konsideron atë si modeli i demokratëve dhe i Partisë Demokratike.
Në statusin e tij në Facebook pasditen e të mërkurës, Basha shkruan : “Këshilli Bashkiak i Pogradecit kaloi sot në unanimitet Paketën Fiskale të kryetarit të Bashkisë, Eduart Kapri. Vendimi parashikon uljen e taksave kryesisht nga 10 deri në 30 %. Përshëndes kryebashkiakun Kapri dhe këshilltarët për vendimin për të ulur taksat dhe për t’i dhënë frymëmarrje biznesit”.
“Ky është modeli i demokratëve: taksa të ulëta, punësim dhe zhvillim. Sot në bashkitë që drejtojmë, nesër në qeveri në të gjithë Shqipërinë”, shprehet Basha duke sjellë si imazh një foto të qytetit piktoresk të Pogracecit.
Diskutime rreth kësaj post