Horoskopi ditor, e enjte 11 shkurt 2016
Dashi
Kjo e sotmja ka për te qene një dite e qëndrueshme dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Do e kaloni gjithë kohen e lire pranë atij qe dashuroni. Beqaret nuk do ua vene veshin këshillave te me te mëdhenjve dhe ka rrezik te humbasin mundësi te mira. Ne planin financiar rrethanat nuk janë te përshtatshme për te bere investime. Edhe shpenzimet e nevojshme duhen kryer me kujdes.
Demi
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene e mire sot. Do jeni te palogjikshëm dhe pa ki menduar gjerat do thoni fjalët e gabuara. Beqaret le t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos nxitojnë. Çdo gjë do ju ece edhe me mire nga sa mund at kenë menduar. Financat do vazhdojnë te mbeten ende te vështira. As qe mos e mendoni te kryeni shpenzime shtese sot.
Binjaket
Nëse mendoni se kohet e fundit e keni neglizhuar disi partnerin duke u marre me tepër me miqtë dhe me familjaret, sot duhet te ndryshoni sjellje. Pranojini propozimet e tij për te ikur diku e për te kaluar disa dite ndryshe. Beqaret ka shume gjase te takojnë dike nëse janë ne udhëtim. Buxhetin do dini si ta menaxhoni ne çdo moment dhe situata do mbetet e kënaqshme.
Gaforrja
Klima yjore ka për te qene e ngrohte gjate kësaj dite. Do ndiheni me te sigurte se me pare për ta vazhduar lidhjen dhe pasioni do ju pushtoje here pas here. Beqaret do jene kapricoze dhe te pavendosur kështu qe kane për te mbetur ende vetëm. Për financiar tregohuni vigjilente dhe mos pranoni ndihme nga çdokush. Disa mund te kenë qëllime te këqija dhe do keni probleme me vone.
Luani
Sot do jeni ne qejf ju te dashuruarit dhe do pranoni te bëni gjithçka qe do ju kërkojë partneri. Mesdita dhe mbrëmja do jene vërtet fantastike. Beqaret sado qe t’i pëlqejnë disa persona, nuk duhet te bëjnë menjëherë deklarata te forta dashurie. Prisni edhe pak kohe dhe njihuni me mire me ta. Ne planin financiar do ketë disa përmirësime te vogla.
Virgjeresha
Sot dita do filloje për mrekulli për ju qe jeni ne çift dhe kështu do vazhdoje gjithë kohës. Çdo moment ka për te qene i veçante dhe mbresëlënës. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë fat ne dashuri dhe ka për te mbetur ende te vetmuar siç ishin. Te ardhurat duhet t’i riorganizoni sa me pare sepse po filluan problemet nuk do keni nga t’ia mbani me pas.
Peshorja
Do përjetoni ndjesi te forta sot juve qe jeni ne një lidhje pasi partneri do ju flasë hapur për ndjenjat e tij. Shfrytëzojeni këtë rast pasi ai nuk është tip qe i thotë gjithmonë ato qe ka ne zemër. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do mërziten. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni asnjë lloj rreziku derisa situata te stabilizohet.
Akrepi
Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do pranoni te bëni atë qe është me e mira për te dy. Po vazhduat me këtë sjellje keni për te mbetur vetëm shume shpejt. Beqaret as qe do mendojnë për dashurinë pasi edhe ashtu si janë ndihen mire. Buxheti ka për te mbetur delikat edhe për disa kohe.
Shigjetari
Merkuri do jete planeti qe do ndikoje me tepër se kurrë me pare ne jetën tuaj ne çift. Nuk do përjetoni ndjesi te jashtëzakonshme, por çdo çast do ndiheni te qete. Beqaret ka rrezik te mos i bëjnë mire llogarite dhe do hidhen ne krahët e te parit qe do ju dale para. Lidhur me financat mund te thuhet se gjendja nuk do jete e përshtatshme për te bere shpenzimet e planifikuara.
Bricjapi
Dite elektrizuese do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ketë edhe ndonjë zënkë ne çift, por për fat te mire pa pasoja te renda. Ata qe janë ende vetëm nuk duhet te nxitohen e te pranojnë çdo lloj ftese. Ne mbrëmje do jene mundësitë me te mira se gjate ditës. Ne planin financiar tregohuni te duruar dhe mos kërkoni te pasuroheni me mënyra jo te lejueshme.
Ujori
Sot do ndiheni me te lire për te bere ato qe mendoni ju te dashuruarit. Do mundoheni ta surprizoni shpesh partnerin dhe ai do lumturohet pa mase nga kjo gjë. Beqaret do kenë veçse njohje kalimtare pa ndonjë te ardhme. Për dashuritë e mëdha duhet te presin ende. Financat kane për te qene me te mira, kështu qe edhe mund ta bëni ndonjë shpenzim me tepër.
Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje kane për te kaluar një dite te zakonshme sot. Ne çdo moment do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe ne fakt do bëjnë mire. Beqaret do jene tërheqës dhe do bëjnë për vete shume persona. Gjithsesi ne çdo moment arsyeja do triumfoje mbi ndjenjat. Kjo ne fakt është një mburoje për te mos u lënduar. Financat do jene te mira, por jo ashtu si i keni ëndërruar.
Diskutime rreth kësaj post