Të reja, të shkolluara, por pa para në xhep.
Megjithatë, disa prej këtyre vajzave kanë gjetur një mënyrë kontroverse për të paguar shkollimin, por edhe për të bërë një jetë luksoze.
Të mbiquajtura “dashnore sheqerka”, këto vajza të bukura dalin me meshkuj më të moshuar, por të pasur, në këmbim të një pagese mujore dhe dhuratave luksoze.
Daily Mail ka intervistuar disa prej këtyre studenteve.
Ali Mohamed, 22 vjeç, studente për marketing dhe PR, tha se vendosi të hyjë në një faqe për ‘dashnoret sheqerka’ pasi kishte vështirësi për të mbajtur punën dhe shkollën.
“Punoja katër ditë në javë dhe shkoja në universitet për pesë ditë. Ishte shumë e vshtirë. Më duhej diçka më e lehtë, por me një pagesë të ngjashme”.
Fillimisht nuk pati këreksa, por pas gjashtë muajsh nisi të dalë me dy meshkuj.
Një prej tyre është 47 vjeç, tjetri është 32 vjeç.
“Sigurisht ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre më blen gjëra kur kam nevojë, një fustan të ri, këpucë, libra. Tjetri më jep nga 800 deri në 1000 mijë sterlina në muaj”.
Kurse studentja e juridikut, Andrea Warren thotë se priti deri në tre muaj dhe më pas nisën t’i vijnë ofertat e para.
19-vjeçarja doli me një mashkull për katër muaj derisa ai u vendos në Zvicër.
Tani del me një tjetër.
Ajo thotë se të dy janë në industrinë e financave.
“Ata duan dikë për një marrëdhënie, por jo diçka serioze,” thotë ajo.
Tanimë e ka lënë dhomën e konviktit dhe jeton në një apartament me qira 300 sterlina në javë.
“Javën e shkuar isha në një restorant të Gordon Ramsey dhe shpenzuam shumë. Po ashtu harxhova rreth 6 mijë sterlina në Harrods për disa këpucë Versace. Muajin që vjen do të shkoj në Venecia në një hotel me pesë yje”.
Ajo thotë se e kupton se njerëzit mund të mendojnë se kjo duket e tmerrshme, por meshkujt që takon aty janë djem të zakonshëm.
Madje me këtë të fundit gjërat po bëhen serioze. Ata kanë bërë seks dhe ai ka takuar babain e saj.
Andrea thotë se përfundimisht do ua rekomandonte të tjerëve këtë faqe.
Deri më tani, SeekingArrengement ka mbi 5 milionë anëtarë në mbarë botën.
Marrë nga MAPO
Diskutime rreth kësaj post