Një përplasje e fortë ballore u shënua në jug të Gjermanisë midis dy trenave pasagjerësh duke shkaktuar nëntë të vdekur dhe rreth 150 të plagosur, një nga aksidentet më të rënda hekurudhore të regjistruara vitet e fundit në Gjermani.
Përplasja ka ndodhur në Bad Aibling, një qytet rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut. Një nga trenat doli nga binarët për shkak të përplasjes dhe për pasojë shumë vagonë u kthyen përmbys.
“Referuar një bilanci paraprak të informuar edhe nga media bëhet e ditur për nëntë të vdekur”, tha zëdhënësi i policisë së Rosenheimit, i cili raportoi 55 të plagosur rëndë dhe 15 me plagë të lehta.
Rreth njëqind persona kanë marrë plagë të lehta.
Shkaku i aksidentit ende është në fazë verifikimi.
Forca të shumta policie, zjarrfikësit dhe ambulancat ndodhen tashmë në vendngjarje duke bllokuar segmentin hekurudhor midis lokaliteteve Holckirhen dhe Rozenhajm.
Diskutime rreth kësaj post