Në rajon, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës. Banorët e zonave kufitare furnizohen me karburant në shtetet fqinje, madje bëjnë edhe tregti, duke shitur naftën kontrabandë.
Kjo çështje u trajtua këtë të hënë nga emisioni “Fiks Fare”, ku u publikuan pamje të drejtuesve të automjeteve, të cilët kalojnë të vendet fqinje për të furnizuar automjetet e tyre, madje bëjnë edhe tregti me karburantin.
Në një pikë karburanti në Maqedoni
Fiksi: A do të ikësh për Shqipëri tani?
Drejtuesi i automjetit: Po . Sa të mbushim këto me naftë dhe u nisëm.
Fiksi: Po pse e ke hipur makinën në trotuar o vëlla?
Drejtuesi i automjetit: Po a jam duke mbushur këto unë?
Fiksi: Për naftë? E sa litra merr këtu?
Drejtuesi i automjetit: Marr ja 70-80 litra.
Fiksi: Naftë më e mirë se e jona është?
Drejtuesi i automjetit: As që bëhet llaf, si nata me ditën.
Fiksi: E sa i bie litri këtu?
Drejtuesi i automjetit: 900 lekë (të vjetra). Ato bidonat i ka ai i madhi. Vijmë i marrim apostafat ne.
Fiksi: Ëëë… I ke të policit? Po ai i shet apo i merr për vete?
Drejtuesi i automjetit: I mban për veten e tij mo. Vjen vërdallë, ikën edhe andej nga Greqia me këtë naftë.
***
Strugë, Maqedoni
Drejtuesi i taksisë: Këtu furnizohen këta. Shiko si e ka ngritur makinën ai.
Fiksi: Sa do na e gjesh atë naftën ti?
Drejtuesi i taksisë: Do më japësh numrin e telefonit dhe të marr unë. Sa herë të të mbarohet nafta i thua atij të të bëjë gati 200 litra dhe do vij unë.
***
Fiksi: Për të shit e merrni ju këtë?
Drejtuesi i automjetit: Po.
Fiksi: Edhe sa lekë e shet litrin t’i andej?
Drejtuesi i automjetit: Me 1300 lekë, nxjerrim nga 20.000 mijë, ça të bëjmë.
Fiksi: E sa litra merr t’i këtu në total.
Drejtuesi i automjetit: Rreth 80 litra.
Fiksi: Po të gjej njërin unë që do ja 100 litra me sa ja shet?
Drejtuesi i automjetit: Me 1200 lekë.
Fiksi: 400 litra për sa ditë do ja bësh?
Drejtuesi i automjetit: Për dy ditë, pasi vij 3 herë në ditë unë. Por paguajmë edhe maqedonasit. Duan leka edhe ata.
Fiksi: Po maqedonasit sa lekë duan?
Drejtuesi i automjetit: 200 dinarë, 100 dogana, 100 policia.
Fiksi: E sa ka kështu si puna jote.
Drejtuesi i automjetit: 100 makina në ditë.
Emisioni “Fiks Fare” solli edhe paje nga tregu i fruta-perimeve në Korçë, ku drejtuesit e automjeteve që marrin naftë në Maqedoni shkojnë aty dhe e shesin me një çmim 1300 lekë, sërish me shumë më lirë se çmimi me të cilën nafta shitet në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post