Dy janë çështjet kryesore që po mbushin debatin politik sot në vend; e para është reforma në drejtësi dhe e dyta është debati i nisur nga Ben Blushi për zgjedhjet në Partinë Socialiste, debat që po i paraprin kongresit të 19 marsit, që me gjasa do të jetë një tjetër kongres i zhurmshëm i Selisë Rozë.
Për të folur për këto dy çështje, por edhe për të tjera, i ftuar në Top Story-n e kësaj të hëne përballë gazetarit Sokol Balla, ishe njëri prej zërave më me peshë brenda Partisë Socialiste, ish-kryeministër e madje edhe vetë ish-kandidat për kreun e PS.
Intervista
Sokol Balla: M’u kujtua fakti që keni qenë kryeministër në nëntor të ’99, kur kandiduat përballë Nanos. Kjo ringjall shumë atë debat që hapi Blushi këtu në Top Story, kur tha se ndoshta më mirë është të bëhet rrotacion brenda PS sesa rrotacion me Partinë Demokratike pas një viti…
Pandeli Majko: Është shtëpi e madhe dhe ka shumë zhurmë dhe ndonjëherë duket se të merresh me zhurmën tonë është gjë e madhe. Më me vend do të ishte pyetja se çdo të ndodhte në PS nëse s’do të kishte zhurmë?
Sokol Balla: Çfarë mendojnë për zhvillimet në Shqipëri në Uashington, mqs sapo jeni kthyer nga një vizitë atje?
Pandeli Majko: Nuk flas në emër, por na ndjekin me vëmendje dhe është pritshmëria që ekziston dhefunksionon ashtu siç është perceptimi i publikut shqiptar. Janë njerëz që shikojnë dhe përpiqen për më të mirën. Shqiptarët i shohin si njerëz mirënjohës. Kanë kritikat e tyre për atë që ndodh këtu, por është një kritikë e dikujt që na mirëkupton për të metat tona. Fakti që pas pak ditësh do të vijë Sekretari i Shtetit për vizitë, tregon shumë për vëmendjen që ka Uashingtoni për shqiptarët në rajon.
Sokol Balla: Në fakt, nga informacione jozyrtare, thuhet se vizita e Kerry do të jetë 2-3 orë, mesa duket do të takojë dy krerët e politikës, kreun e maxhorancës dhe atë të opozitës,. Duke se ka një çështje të panjohur për publikun, por të njohur për politikën, çështja e strehimit të rreth 1 mijë emigrantëve politikë të opozitës iraniane. Megjithatë, një nga gjërat që pritet të diskutojë është edhe reforma në drejtësi, por pse duket sikur ka paqartësi nga maxhoramca për reformën?
Pandeli Majko: Në këtë fazë që është reforma… është çuar njëherë në Venecia, është çuar sërish për të rivlerësuar ato që çuam sërish. Mendoj që ky është një proces që ka kontekstin e vet politik, por ka disa parime teknike që e bëjnë të paprekshme.
Sokol Balla: Cilat janë këto parime?
Pandeli Majko: Faktikisht, edhe me Kushtetutën e vitit ’98, që mund të konsiderohet një nga dokumentet më moderne, mendoj që mosarritja e konsensusit ishte një natyrë e dyfishtë e PD kur ajo është në opozitë. Mendoj që reflektimi nga ‘98 deri më sot ka të bëjë me faktin që kjo reformë po diskuton këtë reflektim. Në ‘98 ne i dhamë të drejtën politikës të zgjidhinin prokurorin, anëtarin e Gjykatës së Lartë, por duke bërë nëj president të fuqishëm dhe të pavarur dhe shpresonim që të kishim sa më shumë njerëz të pavarur dhe profesionistë në sistem. Kjo nuk ndodhi dhe ky është reflektimi. Për një pjesë të emërimeve në drejtësi ka funksionuar që ne kemi emëruar gjykatësit ata nuk na kanë prekur ne. Kemi goditur sistemin këtu dhe sot mund të kemi të burgosur shumë shqiptarë, por jo gjykatës dhe politikanë. Për të prishur syrin e keq u mor ish-ministri i Punës dhe ai u trajtua si politikan jetim.
Sokol Balla: Europarlamentarët shprehën optimistë për reformën në drejtësi, Rrezikojmë mos votohet dhe nëse ndodh, përse do të ndodhë kjo? Ju folët që Rama ka folur për disa parametra teknikë që nuk mund të preken, ndërsa LSI është më e prirur për konsensus më të gjerë. Ka një lloj lëvizjeje kaotike dhe të lihet përshtypja që reforma edhe mund të dështojë…
Pandeli Majko: Mbase një distancë mund të dallohet pasi PS ka qenë e orientuar nga përmbajtja, ndërsa LSI tek procesi. Janë dy gjëra të ndryshime dhe kjo duket sikur krijon një diferencë. Mendoj që do të ishte skenari më negativi nëse nuk do të kalonte. Shqipëria do të humbte çdo shpresë për bisedimet me BE dhe qeverisë do t’i rrëzohej çdo përmbajtje për të qeverisur. Ne do të kishim shumë të vështirë për të diskutuar me publikun këtë.
Sokol Balla: PS dhe e majta humb të drejtën morale të qeverisë këtë vend nëse dështon?
Pandeli Majko: Nuk e dhashë këtë, nëse reforma dështon procesi bllokohet dhe Shqopëria hyn në një gjysmë-kaosi politik.
Sokol Balla: Ka zgjedhje të reja?
Pandeli Majko: Nëse përmbatja humbet, mendoj që zgjedhjet e reja janë një alternativë. Nëse PD mendon këtë po ja them unë, por cilado palë do të bllokojë procesin do të kryqëzohet nga faktori ndërkombëtar. Unë nuk e mendoj që kjo reformë do të dështojë.
Sokol Balla: Ju thatë se pavarësisht entuziazmit, fakti është që Kushtetuta e ‘98 prodhoi disa rezultate jo të mira, ose dështoi në balancimin e pushteteve, opozita thotë që 8 nga këto institucione do të kontrollohen nga qeveria, a ka bazë frika e opozitës që kjo reformë kushtetuese dhe ligjore, e komplikuar dhe mund të prodhojë pas pak vitesh të njëjtin rezultat?
Pandeli Majko: Jo. Në atë që kam vëzhguar unë. Reforma kërkon ndarjen e politikës nga vendimmarrja për sistemin e drejtësisë. Do të bëhet ndarja e vendimmarrjes për emërimet me ata që bëjnë shkelje të sistemit ligjor. Teza se PS po kërkon të uzurpojë sistemin e drejtësisë më duket shumë naive. PD kur ishte në pushtet kërkoi, propozoi me mirëkuptim zgjedhjen e Presidentit me shumicë të thjeshtë…por mendoj që PS sido që të ndodhë dhe çfarëdo që të ndodhë, nuk do të jetë gjithmonë në pushtet. Me këtë kontekst, këto dyshime dhe dilema do të prodhojnë një vonesë për një proces që është kthyer në emergjent. Duhet të gjykojmë faturën që i kemi krijuar njëri-tjetrit nga një marrëdhënie cipëplasur politike. kriza vetëm krizë prodhon.
Sokol Balla: Mendoni që koalicioni po funksionon?
Pandeli Majko: Po, mendoj që po funksionon. Ky problem mbetet më shumë në rrafshin psikologjik dhe mediatik.
Sokol Balla: Megjithatë, LSI ju nxorri në opozitë, ajo ju solli në pushtet, ajo mund t’ju nxjerrë prapë në opozitë?
Pandeli Majko: Jo sepse marrëveshja u bë në një kohë kur e majta dhe e djathta shkonte në 70-70. Koalicioni funksinon, por nuk është pa probleme. Ka një psikologji të dyanshme, nga LSI mendojnë që ne jemi të pabesë kronikë, kurse ne mendojmë që LSI po e shfrytëzon në mënyrë të mbinatyrshme koalicionin, sidomos me punësimet.
Sokol Balla: Ju thoni që koalicioni funksionon, por a jeni penduar kur deklaruat në 2013 se përpara koalicionti të 1 prillit preferoni koalicionin e 21 Janarit?
Pandeli Majko: Është një deklaratë e bërë para zgjedhjeve. Unë brenda PS kam qenë që në atë periudhë që të bënim një koalicon paszgjedhor.
Sokol Balla: Shumë veta mendojnë që kjo deklaratë ju la jashtë kabinetit?
Pandeli Majko: Unë flas për vendimmarrjet e mia, jo të të tjerëve.
Sokol Balla: Vendimmarrjet e kujt, Ramës apo Metës?
Pandeli Majko: Jo doni…
Sokol Balla: A ka një rrëshqitje të ideologjisë së PS nga majtas djathtas?
Pandeli Majko: Kam përshtypjen që po flisni me njeriun e gabuar. Po flet me ish-kryeministrin që kur ishte në qeveri liberalizoi bankat, privatizoi Telekomin. Ajo që mund të them me bindje është që qeverisja, pas ’90, ne u shoqëruam nga ndjekja e disa reformave standarde që duhet të kishin ndarësen “po” ose “jo” më shumë sesa ideologjia e majtë e djathtë.
Sokol Balla: Besoni që e majta ka ngushtuar polarizimet sociale në vend, që i la qeveria e shkuar?
Pandeli Majjko: Në këto 3 vite kemi bërë hapa të jashtëzakonshme për të ulur polarizimin, por qeverisja ka patur disa detyra emergjente që të balanconte ekonominë njëherë. Me shifra, 700 mln që u është paguar bizneseve është një nga manovrat ekonomike që edhe më dashakeqi duhet t’ja vlerësojë. Mendoj që duke u ballafaquar me një sistem gjysmë-subvencionues korri një negativitet nga njerëzit. Unë shpesh jam konfliktuar në parlament me njerëzit në qeveri.
Sokol Balla: A është Edi Rama kryeministri më i mirë që mund të nxjerrin socialistët?
Pandeli Majko: Sot që flasim mendoj që po.
Në pjesën e dytë të intervistës me deputetin socialist, Pandeli Majko, është folur në lidhje me opinionin e tij mbi pretendimet e deputetit tjetër socialist, Ben Blushi, i cili ka shprehur hapur ambiciet për të garuar për kryetar të Partisë Socialiste, gjithnjë nëse do të ketë zgjedhje, siç është shprehur vet ai.
Sokol Balla: Ju thatë se Rama është kryeministri më i mirë që socialistët mund të kishin sot. Mbani një pozicion në këtë përplasje të fundit Blushi-Rama?
Pandeli Majko: Unë mendoj se problemet e Blushit në lidhje me statutin janë të drejta. Ka shkelje dhe për këtë gjë, unë nuk e kam mohuar sa herë jam pyetur. Ka disa letra të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe është e vërtetë që ka shkelje. Por kam mbështetur mbizotërimin e mirëqeverisjes së vendit. Duke u nisur nga kjo, i jap të drejtë kolegut për problemet mbi statutin, por mungesa e përgjegjshmërisë nuk mund të përkthehet në mungesë përgjegjshmërie përballë të gjithë publikut. Prej 2013-s ne kemi marrë votat e publikut edhe në 2015-n për të qeverisur në nivel lokal. Kemi parime të shkelura, por mbi to janë mirëqeverisja.
Sokol Balla: Ju në ’99-n ishit kryeministër, vinit pas luftës së Kosovës dhe ishit më pak se 30 vjeç. Konkurruat përballë Nanos që kishte dhënë dorëheqjen. Në nëntor të ’99-s për pak vota, pavarësisht popullaritetit dhe mbështetjes ndërkombëtare, nuk ishte mjaftueshëm që ju të fitonit garën në Kongresin e PS. Ju e humbët atë dhe dhatë dorëheqjen. Blushi thotë se, pavarësisht mandatit qeverisës, partia duhet të respektojë rregullat e lojës. Ju jeni shembulli perfekt që tregon se ka ndodhur diçka e tillë.
Pandeli Majko: Unë konkurrova ndaj Nanos, por posti i PS-së ishte vakant. Sjell shembullin kur Meta fitoi zgjedhjet dhe menjëherë pas saj u sfidua nga Malaj në Asamble. Në atë kohë, unë me Metën i kisha marrëdhëniet më keq sesa tani, kur pijmë kafe normal. Në tavolinë, unë i kam thënë Ben Malajt se nuk mund të ishte me të dhe mbështesja Metën për kryeministër, kur u sfidua në emër të parimeve.
Sokol Balla: Ju politikisht dhe publikisht jemi me Ramën, por pranoni se Blushi ka të drejtë. Si mund të dilet nga kjo situatë?
Pandeli Majko: Unë jam me logjikën që jemi një familje dhe i dua më të mirën asaj. Pohova të dyja kahet e këtij debati.
Sokol Balla: Mendoni se nga debatet, që kanë mbajtur edhe demokracinë gjallë në vend, po shkoni drejt një skenari tjetër, kur akuzuat ish-kryetarin e PD Sali Berisha?
Pandeli Majko: Ne në atë kohë thoshim se PS dhe PD dallonin nga: te demokratët të gjithë punonin për njëshin, ndërsa te socialistët, njëshi punonte për të gjithë. Sali Berisha ka pësuar të njëjtat akuza, ndërkohë që edhe fëmijët e tij vazhdojnë të vuajnë prej atij paragjykimi.
Sokol Balla: Ndër vite marrëdhëniet me Blushin kanë qenë të shkëlqyera, por tani duket se nuk ruani të njëjtën konsideratë?
Pandeli Majko: Ai ka qenë një mendje e ndritur, por të jem i sinqertë ai ka synimin për t’u bërë një shkrimtar dhe nuk e di nëse kjo që po ndërmerr është fillimi i një fundi ndaj tij.
Sokol Balla: Do t’i sugjeronit Blushit të hiqte dorë, të vijonte betejën, apo të shkruante një tjetër libër?
Pandeli Majko: Nuk bazohet marrëdhënia ime mbi këto pyetje…
Sokol Balla: Pas përballjeve Blushi Rama, ju dilni në mbrojtje të Ramës.
Pandeli Majko: Kjo është në varësi të situatës. Gjithmonë kam qenë në krah të Ramës, kur vjen fjala për qeverisjen e vendit, pavarësisht batutës. Ishte një humor dhe kishim një ambient me të rinj e të reja që po hynin për herë të parë në PS. Doja ta shfaqja këtë histori si një ambient sa më familjar për ta.
Sokol Balla: Midis Blushit dhe Kokëdhimës, ju zgjidhni këtë të dytin?
Pandeli Majko: Unë nuk dua të ripërsëris veten, kam qenë shumë i qartë me komentet e mia për këtë çështje.
Sokol Balla: Ju thoni që Blushi është një aset i së majtës, mos komentoni shkrimet e mia.
Pandeli Majko: Padyshim që ashtu si PD-ja dhe LSI-ja janë asete kombëtare.
Sokol Balla: Akuza e Blushit është që PS po jepet me koncesion.
Pandeli Majko: Absolutisht jo, nuk ka mundësi të jepet PS me koncesion.
Sokol Balla: Bën shumë sens shumica e gjërave që thotë Blushi, është parimor apo ka gjëra personale meqë është lënë jashtë qeverisjes?
Pandeli Majko: Ka edhe një anë njerëzore, të mos e shmangim nga ky diskutim. Por nëse merremi me njerëzoren, duket sikur nënvlerësojmë atë që ai thotë publikisht.
Sokol Balla: Duhet apo jo të ketë garë më 19 mars?
Pandeli Majko: Këtë duhet ta gjykojë Kongresi, sepse ai është trupi i vetëm që vendos për këtë. Seriozisht mendoni se po të kandidonte sot Rama për kryetar të PS, ne do të ndiqnim një linjë tjetër? Ta hiqnim atë sepse humbi në Kongresin e PS-së, e për efekt të hiqej edhe si kryeministër? Ky do të ishte një turp i madh përballë të gjithë publikut dhe përballë votuesit. Rama mund të ketë shumë të meta, por ky kokëderr i gjatë nuk mund ta qeverisë këtë vend pa bërë atë që mendon se është më e mira. Kokëderra të tipeve të ndryshme kanë qenë edhe Sali Berisha dhe Ilir Meta, në kohët e tyre. Për të qeverisur këtë vend duhet të qeverisur edhe dobësitë e “derrave”, sepse njerëzit janë të prirur të shohin ato që nuk ke bërë dhe jo ato që ke bërë.
Sokol Balla: Pritshmëritë i rritët ju?
Pandeli Majko: Nuk po flas në botën e ëngjëjve apo të djajve, por të realitetit. Jo të gjitha pritshmëritë janë realizuar, por nuk jemi zero. Pavarësisht thirrjeve të opozitës.
Sokol Balla: Cilat janë reformat më të rëndësishme të ndërmarra?
Pandeli Majko: Reforma administrativo-territoriale është më e rëndësishmja. Dua të nënvizoj guximin për të bërë reformat e ashpra të munguara deri më sot, si energjia, legalizimi, balancimi i financave dhe mendoj se Rama është kokëderr në llojin e vet, duke mos i hapur rrugë FMN-së në disa raste. Ka gjëra që nuk shkojnë siç duhet, por duke parë këto nuk duhen harruar ato që janë bërë.
Sokol Balla: Të flasim për garën e PS-së. Ka një ngërç dhe ju jeni i qartë në pozicionin tuaj. Politikisht jeni me Ramën, pavarësisht se Blushi ka të drejtë parimisht. Jeni 7 vite me një kryetar dhe s’kemi bërë zgjedhje të reja. Blushi kërkon “një anëtar një votë”. Ju si senator, me përgjegjësi e kosto për hir të partisë suaj, si duhet të zgjidhet kjo në Kongres.
Pandeli Majko: Do të ketë padyshim një votim dhe diskutimi do të jetë real. Sa u përket parimeve, do të ballafaqohen çështjet parimore me ato politike. Ne në përgjithësi kemi qenë një parti me protokolle shumë të ashpra dhe rregullat i kemi ndjekur me rigorozitet të madh. Mos më tregojë njeri problemet e statutit, sepse procedurat janë respektuar gjithnjë.
Sokol Balla: Ju keni pasur një problem gjithnjë, që quhet Ilir Meta…
Pandeli Majko: Jo, aspak. Ka pasur probleme keqkuptimesh apo mosdakordësim mirëkuptimesh, por kjo nuk do të thotë që të nxjerrësh rrobet e palara të shtëpisë tënde.
Sokol Balla: Kokëdhima është një përfaqësues i së majtës dhe partisë suaj?
Pandeli Majko: Ai është një deputet i majtë. Të dy si karaktere po na bezdisin pak. Blushi po kërkon të nxjerrë në pah mosrespektimin e parimeve, kurse Koço po na provokon disi nervat. Ia kemi thënë edhe hapur përballë, ne jemi këta që jemi në PS, por pas debatit kemi një balancim të situatës dhe e pëlqejmë këtë historinë me debate në Shqipëri.
Sokol Balla: Blushi thotë se të bëhesh deputet nuk mjafton të lexosh libra, por të kesh një armë pa leje.
Pandeli Majko: E pavërtetë. Nuk po them se niveli është super, nuk e krahasoj me vitet 92-96 kur ne ishim në opozitë, kur kemi qenë grupi më i mirë i të gjitha kohërave. Shpresoj që Ndocaj të kuptojë se e kemi sensin e humorit dhe dëshirojmë të bëjmë shaka, askush nuk ka guxuar që me 3 muaj deputet të bëhet kryetar apo të garojë për kryetar të PS-së. Këto sindroma i kalojmë thjesht me një buzëqeshje.
Sokol Balla: Sistemi ynë i ka dhënë shumë pushtet kryetarëve, saqë një parti si PS gjendet në një realitet të ri, kur lidershipi i saj po bëhet disi autoritar.
Pandeli Majko: Varet nga këndvështrimi juaj sesi e shikoni autoritarizmin. Nuk kam ardhur këtu të them që Rama është një ëngjëll, ardhja e të cilit ka ndriçuar të gjithë familjen socialiste. Kam qenë relator në ligjin e pronave, kur unë s’kam votuar për ligjin, që Presidenti e ka çuar në Kushtetuese.
Sokol Balla: Edhe Blushi nuk e ka votuar.
Pandeli Majko: Unë kam vajtur te Rama dhe i kam thënë që tërhiqem nga relatori dhe votën time e ke kundër. Nuk do të dal kundër, por ky është qëndrimi im. Ky nuk ishte një debat që duhej bërë gjithçka siç thoshte ai. Varet si e shikoni në një mënyrë dhe kohë të caktuar kërpudhën e politikës. Autoritarizmi në PS varet si e shikon. Rama nuk është i prerë për të ecur sipas protokolleve, eksperienca e tij e vetme kur u bë kryetar ishte si kryebashkiak. Ndryshe nga çfarë mendoja unë, në Kongresin e 2007-s unë dhashë dorëheqjen dhe u zëvendësova nga Blushi. Por të themi që po qeverisemi nga një diktator, është e tepërt. Ai është një fëmijë në shpirtin e vet.
Sokol Balla: Nga çfarë motivohet blushi në misionin e tij politik.
Pandeli Majko: Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet Blushi.
Sokol Balla: Ai i është përgjigjur. Ju thoni se ai ka të drejtë, por po dëmton PS-në.
Pandeli Majko: Nëse do të ishte debat për të mirën e partisë, ai do të kishte më shumë mbështetës. Por jam absolutisht kundër tij, nëse papërgjegjshmëria e tij do të ishte përballë të gjithë publikut.
Sokol Balla: Përtej debatit, nuk duket se PS me këtë mungesë gjallërie, është zbehur?
Pandeli Majko: Po ta krahasosh me KPD e famshme duket një gri e madhe përballë.
Sokol Balla: Nuk është më ajo PS e dikurshme, a nuk jeni nostalgjikë?
Pandeli Majko: Nostalgji kam unë, por problemi është që kjo që po ndodh me njerëz me natyra të ndryshme dhe histori kaq të veçanta më bëjnë të ndjehem mirë.
Sokol Balla: Përtej ambicieve apo shqetësimeve të Blushit, ka një shqetësim në gjirin e të majtëve, se me këtë gjendje, e majta nuk përballet me një situatë apo panoramë rozë në 2017?
Pandeli Majko: Këtu keni të drejtë. A i qëndroj asaj që kam thënë pas 1 prillit? Mua më tmerron edhe data 1 prill por edhe të tjerat. Unë nuk dua të shoh ngjala me sy. Sot marrëveshja PS-LSI ka mbetur në nivelin e asaj darke dhe duhet të ridimensionohet. Duhet ta ridimensionojmë. Të bëjmë një mbledhje të përbashkët të dy asambleve të partive tona dhe të kthehet marrëveshja në një platformë.
Sokol Balla: Në këtë situatë a i fitoni zgjedhjet?
Pandeli Majko: Nëse e majta qëndron e bashkuar, e djathta nuk shikon ditë të bardhë në këtë vend.
Sokol Balla: Ju jeni një figurë me popullaritet. Vitin tjetër kemi zgjedhjen e presidentit. Ramën, kur e kam pyetur këtu i kam thënë a nuk është koha për një president të dalë nga e majta, ju si mendoni?
Pandeli Majko: Do të ketë bisedime edhe me opozitën…
Sokol Balla: Duhet t’i impononi opozitës një figurë nga e majta?
Pandeli Majko: Shumë e vështirë kur ke përballë doktorin dhe pastaj kryetarin aktual.
Sokol Balla: Heshtja juaj e theksuar brenda partisë me ligjin e dekriminalizimit, a nënkupton gjuajtjen e kusisë për postin e presidentit?
Pandeli Majko: Jo nuk është kështu. Kam qenë goxha aktiv për ligjin e dekriminalizimit. Jam i orientuar më shumë tek ligji i reformës në drejtësi. Dosjet, dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi janë tre gjërat që na duhen.
Sokol Balla: Kjo çështja e Byrosë më duket pak si misterioze. Ishte flamur i PS në fushatë, sot flamurtari i saj është opozita? Çfarë e frenon Ramën që të thotë po e miratojmë kështu siç është?
Pandeli Majko: Është një teknikalitet sesa për qëndrimin.
Sokol Balla: Pas Blushit e keni radhën ju…
Pandeli Majko: Jo nuk është ashtu. Nuk më mban Edi Rama mua në PS dhe as të tjerët si puna ime. Kjo është e qartë.
Sokol Balla: A është Veliaj modeli i së nesërmes në PS?
Pandeli Majko: Do të jetë një histori e dhimbshme se do mbyllet një kapitull dhe do hapet një tjetër për ata që u vjen radha. Për fatin tim të keq dhe të Ilir Metës ne për arsye të çuditshme që janë zhvilluar brenda PS.Jemi këtu ku jemi.
Sokol Balla: Është e vërtetë që po merrni pasaportën e Kosovës?
Pandeli Majko: Po e kam bërë kërkesën. Shpresoj të ma pranojnë. Kam dëshirë që të kem një apartament timin në Prishtinë dhe dua të shkoj në punë duke u nisur nga Prishtina dhe të vij këtu në Kryesinë e Kuvendit.
Sokol Balla: Është folur, që ka një ëndërr Pandeli Majko që të vazhdoj karrierën politike në Prishtinë.
Pandeli Majko: Mbase pse jo. Tani që ma thatë ju po e mendoj.
Sokol Balla: Mendoni që keni ende për të dhënë në PS?
Pandeli Majko: Jam një produkt i Partisë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post