Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot si të domosdoshme reformat e ndërmarra nga qeveria, të cilat sipas tij, janë të dhimbshme, por janë e vetmja rrugë për të bërë shtet e për të transformuar hapësirën e ndërveprimit mes nesh.
Nga selia e Partisë Socialiste, gjatë një takimi në Tiranë në kuadër të anëtarësimeve të reja, Rama tha se ekonomia po jep shenja inkurajuese rimëkëmbjeje dhe se duhet dyfishuar energjia pozitive në mbështejte të reformave.
Kreu i Ekzekutivit tha se kemi përgatitur edhe faqen e re të anëtarësimeve on line.
“Anëtarësimet janë në funksion të shërbimit të vetes dhe familjes. Sot, në këtë proces të rëndësishëm anëtarësimesh të reja, kemi shumë gjëra për të thënë. Pas 2 vitesh e gjysmë në krye të qeverisë, jemi të inkurajuar nga rezultatet e para të reformave të thella dhe të rëndësishme që kemi ndërmarrë. Na vjen mirë që mund t’i themi njerëzve se kanë arsye të forta që të bëhen pjesë e PS-së. Falë mbështetjes që PS-ja mori për drejtimin e vendit, njerëzit paguajnë tashmë më pak taksa”, tha kreu i qeverisë, i cili renditi edhe arsye të tjera, të cilat, sipas tij, duhet të bindin njerëzit të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.
Sipas tij, Partia Socialiste është forca e duhur për të përmirësuar situatën në vend.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, tha në fjalën e tij se anëtarët e rinj që i bashkohen kësaj force shtojnë kapacitetet për të komunikuar. ” o vetëm se politika është komunikim në thelb, por sepse me më shumë arsye në qeverisje ka nevojë për të komunikuar atë që bëjmë ne, qeverisja, mazhoranca me besimin e anëtarëve të Partisë Socialiste me besimin e njerëzve dhe të gjithë atyre që na dhanë votën në 23 qershor”, tha Tahiri.
Tahiri u shpreh gjithashtu se reformat në thelb kanë shtetformimin pavarësisht elementëve që kanë të bëjnë me ata që kanë menduar se këto janë reforma që kanë kosto sociale apo efekte elektorale. “Ne kemi menduar që mbi të gjitha, që kjo është qeverisja e drejtë dhe qeverisja për qytetarët”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post