Pesë skiatorë çekë humbën jetën në një ortek i cili përfshiu ditën e sotme 17 persona në Tyrolin austriak, bëri të ditur policia.
Policia nuk dha detaje nëse ky bilanc ishte paraprak dhe rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve të tjerë nga orteku i cili u regjistrua në mesditë në luginën e Alpeve në jug të Innsbruckut. Të 17 skiatorët me kombësi çeke po stërviteshin në ligunën Wattental.
Gjatë orëve të fundit janë shënuar orteqe të tjera në Tyrokin austriak, duke regjistruar disa ndërhyrje të forcave të shpëtimit pranë skiatorëve në vështirësi. Reshjet e dëborës që kanë rënë kohët e fundit dhe një zbutje e lehtë e motit kanë favorizuar paqëndrueshmërinë e sipërfaqes me dëborë, në këtë rajon mjaft të frekuentuar nga amatorët e sporteve dimërore.
Diskutime rreth kësaj post