Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë për Klan Kosovën se në mbledhjen e sotme të opozitës pothuajse gjithë kohën është folur për protestën e 17 shkurtit.
Por Nitaj ka thënë se kryetari i kësaj partie është i vendosur për të marrë pjesën në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga këtë të hënë.
“Kjo tryezë është thirrur për një kapërcim të gjendjes së krijuar, por ne më këtë nënkuptojmë një dalje nga një situatë”, ka thënë Nitaj.
Ai ka thënë se aty duhet të shpaloset deri në detaje qëndrimi i opozitës për daljen nga kriza politike institucionale, por megjithatë vendimi përfundimtar mbetet për nesër.
Diskutime rreth kësaj post