Tri partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma kanë vendosur që mos të shkojnë në takim të thirrur nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga.
Kjo e fundit u ka bërë ftesë pozitës dhe opozitës që të dialogojnë dhe të bëhet zgjidhje se si të dilet nga kjo krizë politike që ka përfshirë vendin.
Ndonëse Qeveria konfirmoi sot prezencën në takim me presidenten, një gjë të tillë nuk do ta bëjnë liderët e partive opozitare.
Këta të fundit u takuan sot në zyrat e Nismës, por që në takim sipas Bilall Sherifit nga Nisma për Kosovën, është folur për protestën e 17 shkurtit.
E për ftesën e presidentes kanë një përgjigje tjetër.
“Një gjë e tillë nuk bëhet pasi që kjo gjë është dashur të ndodh para gjashtë-shtatë muajve por që në këtë kohë mazhoranca është treguar si e fortë duke tentuar ta shtypin opozitën. Ftesës së Presidentes do t’i përgjigjeshim vetëm nëse do të diskutohej për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Sherifi.
Diskutime rreth kësaj post