Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet.
Gazeta Shqip sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.
Rezulton se Prokuroria ka kërkuar që të blejë me tender disa dhurata të cilat mund të përdoren për vizitat jashtë shtetit. Dhurata të tilla janë harta e Shqipërisë me gurë të Trepçës, shishe me konjak, stilolapsa të larë me ar, medaljone, pjata prej argjendi etj. Gjatë këtij viti, Prokuroria ka planifikuar që të shpenzojë 80 milionë lekë bileta avioni.
Gjithashtu, Prokuroria ka zhvilluar këtë vit edhe një prokurim prej 300 mijë lekë të vjetra për blerjen e 360 shisheve qelqi të ujit, të cilat duhet të kenë afat kadence jo më pak se 3 muaj nga momenti i dorëzimit të mallit. Po kështu, ka patur prokurim edhe për blerje kartolinash, zarfeve e pullave me logo të Prokurorisë, vlera e të cilave shkon 333 mijë lekë të reja. Megjithatë, një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve e zënë edhe aktet e ekspertimit për hetime të ndryshme si dhe pagat e shpenzimet e punonjësve të saj.
Diskutime rreth kësaj post