Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për lidhje me krimin, duke iu referuar ngjarjeve të fundit kriminale në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili më herët, gjatë një takimi me socialistët në Durrës tha se krim ka kudo, por ajo që ndryshon është vullneti për ta luftuar atë.
Basha i’u përgjigj edhe akuzave të Ramës, i cili thotë se opozita drejton gishtin tek policia për çdo krim.
“Partia Demokratike për asnjë rast nuk fajëson policinë, burrat dhe gratë me integritet që gjenden në detyrë dhe as nuk pretendojmë në një shoqëri idilike pa konflikte e tension. Ajo çfarë duam është të ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvënies, grabitjeve dhe i pasigurisë, që është lidhja e krimit me qeverinë”, shkruan kreu i demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post